Aktori shqiptar shfaqet në telenovelën e BBC-së
04/01/2018 Shpërndaje

Aktori shqiptar shfaqet në telenovelën e BBC-së

Orli Shuke, djali i aktorit të ndjerë Agim Shuke është bërë pjesë e telenovelës më të vjetër të BBC “Eastenders”.  “Eastenders” ka 33 vjet që transmetohet në gjigandin mediatik në Britani, dhe është një nga më të shikuarat.

Shuke ka 30 vjet që jeton në Britani, dhe luan në këtë episod të transmetuar në 1 janar, por gjithashtu do jetë në ditë të tjera.

Sakaq producentët e BBC i kanë ofruar rolin kryesor në episodet e ardhshme që fillojnë nga 15 janari. Shuke ka një karrierë të gjatë në kinematografi, duke luajtur në 6 filma deri më sot dhe shumë shfaqje të tjera përfshirë dhe ato në  teatër. Ai ka luajtur edhe në një film “War Machine” me Yllin e Hollivudit  Brad Pit dhe filma të tjerë që janë vlerësuar me çmime prestigjoze.

Por djali i  aktorit  të djerë Agim Shuke, i spikatur për rolin e tij në komedinë “Shi në plazh”, përpara se të shkojë në Britani formimin e ka marrë tek Akademia e Arteve në Tiranë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.