Apeli i Schwarzenegger për Putin bën xhiron e botës: Kjo nuk është lufta e rusëve!
Në këtë luftë Vladimir Putin duket i vetëm. Një apel ndaj tij për të ndaluar luftën është bërë nga mister Muskuli, ish guvernatori i Kalifornisë, aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger. Ai shfaqet në një video prej 9 minutash, me fytyrën në plan të parë.
Video apeli i tij u publikua në 17 mars në rrjetet sociale dhe i drejtohej miqve të tij rusë. Schwarzeneggertregon se si që kur ishte adoleshent, kishte një lidhje të veçantë me Rusinë dhe popullin e saj. Më pas ai i drejtohet ushtarëve rusë për t’i thënë atë që ata nuk e dinë. Video është në gjuhën angleze, por me titra në rusisht.
Postimi i tij është parë 30 milion herë në të gjithë botën. Skena e tij është Twitter, dhe 700 mijë persona në Rusi e kanë pare. Aktori amerikan iu drejtua dhe presidentit Putin duke i thënë se e kishte filluar këtë luftë, po e drejtonte atë dhe tani mund ta ndalë luftën.
Në video Schwarzenegger tregoi eksperiencën e tij personale duke shprehur admirim për ata që protestojnë kundër luftës në Rusi duke i përshkruar si heronjtë e rinj. Ai shpjegoi atë që nuk tregohet nga qeveria e Moskës: “Qeveria ju ka thënë se është një luftë për denazifikimin e Ukrainës. Nuk është e vërtetë. Ukraina është një vend me president hebre, xhaxhallarët e të cilit janë vrarë nga nazistët. Kjo nuk është lufta e rusëve,” përfundoi ai duke theksuar se pamjet e këtij konflikti i kujtojnë masakrat e luftës së dytë botërore. i tregoi për babanë e tij një rreshter nazist i cili u plagos në Leningrad, dhe i tha ushtarëve rusë se nuk donte që ata të përfundonin si babai i tij”.
I publikuar në Twitter në gjuhë angleze dhe me titra në rusisht, postimi është parë 30 milion herë në botë. Aktori i kërkon Putin të ndalojë luftën dhe i drejtohet të gjithë rusëve por sidomos ushtarëve rusë në Ukrainë.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
