70 vrapues nga të gjitha kontinentet vijnë për herë të parë në Shqipëri
07/09/2017 Shpërndaje

70 vrapues nga të gjitha kontinentet vijnë për herë të parë në Shqipëri

“The hidden treasure”, është një event vrapi që organizohet për herë të parë në Shqipëri, nga Bashkia Berat në bashkëpunim me kompaninë prestigjoze gjermane “Global Limits”, ku do të marrin pjesë 70 vrapues nga kontinente të ndryshme.

“The hidden treasure” është një  event vrapi 220 km, i cili do të zhvillohet në një  terren të vështirë, të pa aksesueshëm nga automjetet, me qëllim promovimin e bukurive natyrore të Shqipërisë, vlerat e trashëgimisë kulturore tek të huajt që do jenë pjesë dhe jo vetëm.

Ky aktivitet do të nisë në qytetin e Beratit në datën 10 shtator 2017, ora 07:30 dhe pas 6 ditësh garim do të përfundojë në qytetin antik të Butrintit (16 shtator). Vendi ku do të nisë gara do jetë sheshi përpara Pallatit të Kulturës.

Një garë e tillë do të jetë shembull për të ndërmarrë nisma të ngjashme në vitet në vijim, një formë e mirë për të promovuar bukuritë e Shqipërisë por edhe aktivitetet sportive.

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.