Këngëtarja shqiptare promovon modelin më të ri të kompanisë Fiat
14/09/2019 Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare promovon modelin më të ri të kompanisë Fiat

Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, lindi më 16 shkurt 1994, në SHBA. 23-vjeçarja e lindur në Shtetet e Bashkuara, por me prindër nga Saranda ka arritur suksese të njëpasnjëshme dhe një prej tyre është duke siguruar pozicionin e parë në vendin më të rëndësishëm sa i përket tregut muzikor pas Shteteve te Bashkuara, atë të Britanisë së Madhe.

Së fundmi këngëtarja do të përfaqësojë Fiat-in, kompania gjigante të automjeteve. Kompania ka zgjedhur këngëtaren e talentuar, me origjinë shqiptare, Ava Max-in, e cila gëzon aktualisht një famë ndërkombëtare, si imazh të saj.

 “Një nga këngëtaret më të mëdha të pop- it dhe një nga qytetet më të dalluar për fashion. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruhet në faqen zyrtare të Fiat- it, shoqëruar me foton e Avas.

Prindërit e saj, Andromaqi dhe Pavllo Koçi, ata të cilët emigruan nga Saranda për në SHBA, rreth fillimit të viteve ’90.

Amanda e nisi karrierën në 2017-n me këngën “The Clapp Your Hands” të Le Youth. Artistja fshihet edhe pas suksesit të Ariana Grande-s (me të cilën ka një shoqëri të ngushtë) duke ndihmuar në tekstet e hiteve “Thank U, Next” apo “Break Up Ëith Your Girlfriend”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.