
7 mënyra për t’u mbijetuar bisedave të vështira në darkën e festave
Ne mund ta duam familjen tonë dhe të kënaqemi duke i parë ata, por gjithashtu mund të kemi perspektiva shumë të ndryshme për jetën. Mbledhjet familjare duket të jenë një katalizator për biseda të parehatshme, qofshin ato në lidhje me politikën, fenë apo thjesht për të përditësuar familjen me çfarë po ndodh në jetën tuaj.
Pas një sezoni me zhvillime sfiduese politike dhe sociale në vend dhe pikëpamjesh shumë të ndryshme për tema të caktuara, disa mund ta marrin në konsideratë kalimin e pushimeve së bashku me familjen.
Edhe pse festat janë një kohë reflektimi për të qenë mirënjohës për njerëzit të cilët kemi përreth, ndonjëherë mund të jetë e vështirë. Pushimet sjellin së bashku shumë mendime dhe personalitete që i hapin rrugë momenteve të vështira. Për fat të mirë, kemi 7 këshilla për t’ju ndihmuar të mbijetoni në biseda te pakëndshme që mund të keni me familjen.
1.Pyetini të shtëpisë (te afermit) për një zonë të lirë debati. Kërkoni që tema e “nxehtë” të mos diskutohet gjatë ditës kur jeni mbledhur. Kjo mund të ketë lidhje me politikën, fenë apo dallime në mendime. Familja ka më shumë gjasa të vijë me një qëndrim të mirë, nëse e dinë se tema të diskutueshme do të shmangen.
2.Kuptoni që ndoshta nuk mund t’i ndryshoni mendimet e të tjerëve. Ju mund t’i shmangni argumentet duke kuptuar se përpjekja për të ndryshuar mendimin e dikujt, sidomos të një pjesëtari të vjetër në moshë në familje është e padobishme. Njerëzit nuk e ndryshojnë mendjen duke argumentuar me ta. Përpjekja për të ndryshuar mendjen e xhaxhait tënd do të ju çojë në mbrojtje dysfish të mendimeve tuaja.
3.Ji ok me heshtje. Ndoshta biseda është e pakëndshme sepse nuk ke asgjë të përbashkët me një të afërm. Nëse kjo ndodh, mos u përpiq të thuash diçka vetëm sepse duhet të flasësh. Ji në rregull me heshtjen dhe përdore atë për të planifikuar diçka inteligjente për të thënë. Shumë momente të pakëndshme ndodhin kur ne ndiejmë nevojën për të nxjerrë diçka pa dashur.
4.Ndryshoni temën. Ndonjëherë dredharak, ndonjëherë i qetë, ndryshimi i temës është një art bisedor. Ju mund të shmangni një pyetje të pakëndshme duke iu përgjigjur turbullt ose duke iu kërkuar të tjerëve rreth jush që të bashkoheni në mënyrë që të mos jeni vetëm, për të dhënë një përgjigje. Mos kini frikë të përmendni diçka të rastit. Si për shembull të kujtoni diçka të lezetshme që donit ta ndani. Duhet të mendosh diçka në vend.
5.Planifikoni aktivitetete të brendshme. Ku ka argëtim, ka pak kohë për debat. Mbajeni festën duke planifikuar aktivitete ku të gjithë të gëzohen. Luani lojëra, këndoni karaoke, merrni një instrument për të luajtur në mënyrë që e gjithë familja t’ja marrë një kënge të gjatë. Kush nuk e do një film të mirë? Kjo do të sigurojë që mysafirët të kenë kujtime të ëmbla për pushimet kundrejt atyre negative.
6.Planifikoni aktivitete jashtë. Ajri i freskët dhe stërvitja janë të mira për mendjen, trupin dhe shpirtin e të gjithëve. Nëse moti është bashkëpunues, organizoni një shëtitje për patinazh ose në dëborë. Nëse ka dëborë, mblidhuni për një konkurs duke ndërtuar një njeri prej bore.
7.Qëndroni të sigurt. Familjarët janë shpesh kritikët tanë më të mëdhenj. Një mbledhje familjare mund të sjellë me vete një grumbull mendimesh dhe këshillash nga hallat, xhaxhallarët, gjyshërit dhe kushërinjtë. Dhe ata të gjithë duan të kenë ‘gishtat’ e tyre se çfarë duhet të bëni në jetë. Në situata si kjo, jini të sigurt. Ata nuk jetojnë jetën tuaj dhe edhe pse ju do të dëgjoni këshillat e tyre, nuk keni për t’i ndjekur.
Mos lejoni që parashikimi i bisedave të pakëndshme me familjen t’ju çojnë poshtë këtë sezon pushimi. Mbani muhabetin, shkoni me një qëndrim të mirë dhe gëzoni pushimet!
© 2018 – 2019, Pozitivi. All rights reserved.