4 vjeçari me biçikletë, akti i adhurueshëm ndaj tij mrekullon të gjithë
28/09/2018 Shpërndaje

4 vjeçari me biçikletë, akti i adhurueshëm ndaj tij mrekullon të gjithë

Një djalë 4-vjeçar ka parkuar biçikletën në të njëjtën shtyllë në rrugë, çdo ditë të vitit.

Të hënën, Christie Dietzz buloi se vendi tani është rezervuar vetëm për djalin e saj. Një i huaj i çiltër kishte vënë një shenjë  rezervimi tek parkimi, me foton e  biçikletës ngjyrë të gjelbër të fëmijës. Pra ai vend i përket vetëm biçikletës së 4 vjeçarit.

“Djali im e ka parkuar biçikletën e tij tek kjo shtyllë çdo dite vitin e kaluar. Këtë mëngjes, ishte shfaqur kjo afishe e cila na zbukuroi ditën. Njerëzit mund të jenë kaq të shkëlqyeshëm. Faleminderit, kushdo që ka bërë këtë”, shkruante Dietz në Tëitter.

Postimi ka marrë mbi 261,000 pëlqime. Dhe reagimet kanë qenë me buzëqeshje dhe lotë gëzimi. “Kjo është kaq e dashur, dua të qaj,” shkroi Tori Dykes. “Ok, ky është akti më i admirueshëm i mirësjelljes që kam parë ndonjëherë,” shkroi Sandy.

“Omg ata duhet të kenë marrë kaq shumë kënaqësi duke e bërë këtë”, shkroi Thomas Maynard. “Më bën shumë të lumtur që një gjest i bukur i një personi ka bërë kaq shumë njerëz të buzëqeshin”, ka shkruar mamaja e djalit.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.