4 shpikësit shqiptarë me patentë europiane: Mësoni çfarë kanë bërë
05/09/2017 Shpërndaje

4 shpikësit shqiptarë me patentë europiane: Mësoni çfarë kanë bërë

Sipas Ministrisë së Ekonomisë bëhet me dije se numri i aplikimeve për regjistrimin e objekteve të Pronësisë Intelektuale në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave ka qenë në rritje, sidomos gjatë 2016.

Sipas të dhënave të publikuara ndër vite Shqipëria ka të regjistruara në këtë  drejtori shpikësit e saj me patentat përkatëse, madje ka dhe nga ata që kanë marrë patentë evropiane. Fushat e shpikjeve shqiptare janë mekanika, farmaceutika, ajo elektrike, teknologjia e naftës dhe elektroteknikë.

Këto janë pesë shqiptarët  dhe markat e tyre:  

Shuajip Kraja, mban Patentën Europiane për “Bivaksinën heterologe antikancer për njerëzit”. Një vaksinë anti kancer të njerëzve, një proces për përgatitjen e kësaj vaksine dhe përdorimi i saj në përgatitjen e medikamentit për trajtimin ose parandalimin e kancerit. Bivaksina heterologe ka në përbërjen e saj dy komponentë biologjikë. Krahas kësaj patente. Më datë 02.04.2008  është regjistruar patenta e tij.

Arben Mani është shpikësi i Motorit me djegie të brendshme me cilindra të kundërt dhe piston të përbashkët- Motori- MANI. Motori është me djegie të brendshme por me cilindra të kundërt të përbashkët. Mani mban patentën për “Sistemin e lëvizshëm të kurorës së pistonit” e regjistruar në 16.09.2015. Motori i shpikur prej tij prodhon fuqi me lëvizje rrotulluese në mënyrë të pandërprerë dhe në të dy kahet e lëvizjes së grupit të pistonit.

Maksim Shuli ka mundësuar përdorimin e ezhektorve si teknologji në shfrytëzimin e vendburimeve të naftës, gazit dhe gazokondensatit në Shqipëri. Gjithashtu përdorimin e lëndëve shkumë formuese, si metoda të reja me frytshmëri të lartë për rritjen e gaznxjerrjes në vendburimet e gazit në vendin tonë, si dhe përdorimin e termoizolimeve të pajisjeve sipërfaqësore dhe metodave të tjera, të sipërfaqes, në trungun e pusit dhe në shtresë, kundër hidratformimit të puseve të gazit dhe gazokondensatit në Shqipëri, si metoda bashkëkohore dhe mjaft efektive.

Thanas Karajani, Ylli Pollo, Elmaz Xhediku kanë shpikur një teknologji për absorbimin e pluhurave dhe gazrave industrial që shkarkohen në atmosferë. Eliminimi i tymrave dhe gazrave që çlirohen në atmosferë bëhet nëpërmjet paisjeve të duhura për thithjen dhe eliminimin e pluhurave. Energjia shtesë do të çlirohej në atmosferë me anë të paisjeve për thithje e pluhurave, e më pas ata mund të përdoren në ndërtim dhe bujqësi.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.