30 vjeçarja thyen tabutë në periferi të Tiranës: Shoqet e mia skuqen sa dëgjojnë fjalën prezervativ…
07/12/2017 Shpërndaje

30 vjeçarja thyen tabutë në periferi të Tiranës: Shoqet e mia skuqen sa dëgjojnë fjalën prezervativ…

Prezervativi tabu në shoqërinë shqiptare, 30 vjeçarja tregon “turpin” që kalon…

Prezervativët duket se janë ende tabu në shoqërinë shqiptare, sidomos në zona rurale. N.D 30 vjeç nga periferia e Tiranës rrëfen për portalin “Jo Tabu” se në zonën ku jeton shkon me turp të blejë në qendra shëndetësore prezervativë, për shkak se njerëzit janë ende me mentalitet të vjetër dhe nuk janë të informuar për rëndësinë që ka.

Të flitet për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe mënyrat e mbrojtes duket se është tabu dhe në punë. Vetë 30 vjeçarja tregon se shoqet e saj skuqen kur dëgjojnë fjalën prezervativ, ndaj ajo ndihet e turpëruar po t’ju tregojë se përdor pilula.

Por nga ana tjetër N.D thotë se nuk është turp të mbrosh veten, pasi ajo falë përdorimit të kontraceptivëve ka mundur të parandalojë shtatzani të padëshiruara. Ajo nuk ka mundësi ekonomike t’i blejë, por siç tregon për “Jo Tabu” edhe pse në lagjen e saj konsiderohet e turpshme 30 vjeçarja e ka thyer këtë barrierë.

“Edhe pse kam dhjetë vjet e martuar më vjen turp të shkoj në qendra shëndetësore të marrë falas kontraceptivët. Burri im nuk shkon e nuk shkon kështuqë dhe kjo punë më mbetet mua për ta bërë. Jemi në vitin 2017 dhe prap  e kemi si tabu përdorimin e masave mbrojtëse. E njëjta gjë edhe tek ndërmarrja ku punoj, shoqet e mia skuqen sa dëgjojnë fjalën prezervativ ose kontraceptiv. Me thënë të drejtën as nuk guxoj t’ u tregoj që unë i përdor.

Po ç’a të bëj dua të shpëtoj veten se më ka ndodhur të kem dhe shtatzani të padëshiruara. T’i blejmë kushton. Nuk jemi mirë nga ana financiare. Por dhe në lagjen ku duhet të shkoj duhet të kaloj tek 2 doktorë, te i familjes dhe tek i planifikimit familjar. Më vjen turp po s’kam çfarë të bëj. Më mirë të marr kontraceptivë sesa të kem situata të pakëndshme e të ngel prap shtatzanë.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.