Rikthim në mesjetë, ja pse vlen bujqësia me kuaj
14/11/2017 Shpërndaje

Rikthim në mesjetë, ja pse vlen bujqësia me kuaj

Teksa çdo gjë në ditët e sotme bëhet gjithnjë e më e varur nga teknologjia, bujqësia me kuaj duket se i përket një epokë të kaluar. Por puna me kuaj zvogëlon varësinë nga lëndët djegëse fosile dhe mund të jetë ekonomikisht e qëndrueshme, shkruan Eleanor Paddock, e cila ka një fermë në hijen e Dartmoor ku përdorur fuqinë reale të kalit
Ajo tregon planet për të eleminuar përdorimine  makinerive dhe futjen  e fuqisë së kalit. Në këtë epokë ku bujqësia po bëhet gjithnjë e më e mekanizuar, në këndin tonë të vogël të Devonit ne jemi duke punuar shumë për të siguruar që brezi i ri i fermerëve të ketë qasje në tregun tradicional, për të përdorur aftësitë e kuajve për punë. Ne menaxhojmë fermën prej 35 hektarë duke përdorur një ekip prej 20 kuajsh, pa traktorë. Shumica e kuajve tanë hiqen nga zinxhiri ushqimor, nuk theren por janë kthyer në kafshë pune kundrejt një qeraje. Ata tërheqin një shumëllojshmëri të makinerive antike dhe moderne, për lërimin, kultivimin, mbjelljen e prodhimeve bujqësore. Vitin e kaluar ata bënë më shumë se 700 balona të vogla duke përdorur një karrocë pa asnjë pikë karboni.

Pra, nuk nevojiten lëndë djegëse! Ajo është ofruar për gati 18 muaj, për të dhënë mësim dhe punë për fermerët e vegjël që kanë interes të vërtetë. Biznesi është në rritje, ndërsa numri i njerëzve që kërkojnë zgjidhje për të ardhmen e bujqësisë, sa vjen dhe rritet. Pra, pse duhet dikush ta marrë këtë sfidë? Kjo lejon që fermerët e vegjël të jenë më të vetëdijshëm për faktin se ata mund ta kryejnë punën kur duan, dhe nuk duhet të shqetësohen. Fermerët gjithashtu mund të kultivojnë tokën siç kanë nevojë. Kuajt e punës reduktojnë zbutjen e tokës po ta krahasosh me një traktor. Punimi me kalë mund të përmirësojë cilësinë e tokës dhe faunën…

Shumë fermerë të vegjël janë të vetëdijshëm për çështjet mjedisore dhe dun të zvogëlojnë ndikimin e tyre në botën natyrore. Kuajt në mënyrë të shkëlqyer mund të përmirësojnë kredencialet mjedisore të fermave. Ata gjithashtu mund të jenë shitësit më të mirë të fermerit në tregjet vendore, sepse përmes tyre mund të shesin prodhim nga pjesa e prapme e karrocës. Po ashtu kuajt ofrojnë një ritëm më të ngadaltë të jetës sesa të punojnë me makineritë, duke i dhënë fermerëve kohë për të vlerësuar të vendin, dhe për të sjellë sa më shumë produktivitet.
Kuajt luajnë një rol të veçantë dhe në disa fusha të terapisë dhe edukimit. Kohët e fundit kemi shitur një kalë në Kolegjin Ruskin Mill i cili specializohet në mësimin e nxënësve me nevoja komplekse.

Kuajt i ndihmojnë studentët në aftësi komunikuese, pasi ata duhet t’i përmbahen udhëzimeve shumë specifike, duke folur me zë të lartë sa më qartë, pasi vetëm kështu mund të marrin përgjigje nga kuajt. Është gjithashtu një mundësi që studentët të përqëndrohen në gjuhën e trupit, të tyre dhe të kuajve, duke mësuar të respektojnë kufijtë. Aftësia e kuajve të punës kërkon fokus dhe koordinim, dy fusha me të cilat zakonisht ballafaqohen nxënësit. Marrëdhënia që disa ndërtojnë me kalin përmes kujdesit dhe trajtimit të përditshëm është e dobishme, dhe stimuluese.

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.