“Njerëz dhe fate” Era ndan emocionet e rikthimit të serialit
Seriali që mbërtheu pas ekranit mijëra shqiptarë, “Njerëz dhe Fate” do të rikthehet shumë shpejt për publikun. 10 seritë e para u pritën mjaft mirë duke bërë që ky serial të kërkohej vazhdimisht. Ky serial kishte në epiqendër një familje të zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës. Me aktorët që sot i kujtojmë me shumë nostalgji për rolet e tyre si, Robert Ndrenika, Natasha Sela, Medi Malkaj, Marjeta Ljarja, Arben Derhemi, Valbona Imami dhe Eni Jani. Pozitivi.org sjell për lexuesit intervistën me një nga aktorët më të dashura të “Njerëz dhe fate”, Eni Janin që të gjithë e mbajmë mend në rolin e Erës.
Një lajm i bukur doli para disa javësh për rikthimin e serialit që shumë vite më parë bëri për vete gjithë shqiptarët, “Njerëz dhe fate” për ty çfarë do të thotë kjo?
Atë kohë e konsideroja fat, me dukej e pabesueshme që u bë realitet, edhe pse një zë brenda meje thoshte që do e bëja unë këtë rol. Sot them që ka qënë një mundësi e mrekullueshme që erdhi në kohën e duhur dhe që la një jehonë deri në ditët e sotme.
Sa të ka munguar ky serial?
Më shumë se mungesë mund të them keqardhje që mbeti pezull dhe nuk vazhdoi në kohën e momentin e duhur.
A është në planet e afërta për nisjen e realizimit të “Njerëz dhe fate”?
Siç është bërë e ditur tashmë, po do të vazhdojnë seritë e reja. Nuk di të them në çfarë kohe do të xhirohet sepse është në varësi të mbështetjes.
A mendon që do ky serial do mirëpritet po më te njëjten dashuri te publiku?
Patjetër. Jam e sigurt për këtë, vetëm se nga ana tjetër kam edhe “frikë” se kur pritshmëritë janë të larta duhet shumë punë në shumë drejtime për të mos zhgënjyer pritshmeritë.
Deri tani a do jenë të gjithë aktorët e kastit të parë pjesë e këtij realizimi?
Besoj po, por saktësisht kjo do merret vesh pasi të ketë përfunduar skenari.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
