Njihuni me mësuesën e gjuhë-letërsisë, e cila prej 10 vitesh aplikon jogën
21/06/2022 Shpërndaje

Njihuni me mësuesën e gjuhë-letërsisë, e cila prej 10 vitesh aplikon jogën

Disiplina e jogës mbetet terapia më e mirë për shëndetin fizik, mendor dhe shpirtëror. Është vërtetuar së gjatë praktikimit të jogës trupi  përjeton qetësi dhe ndjesi që vështirë mund ta gjesh në përditshmëri. Në ditën botërore të jogs, 21 qershorin, Pozitivi.org sjell historinë e mësuese së gjuhë-letërsisë, Afërdita Bejleri e cila prej 10 vitesh aplikon jogën cdo ditë duke gjetur paqen shpirtërore të munguar.

Si nisi lidhja jote me jogën?

E kërkova jogën por nuk dija ku ta gjeja. Rastësisht pashë në një televizion shqiptar  një instructor që bënte yoga.  Sapo hyne këta celularët që kemi tashmë, direkt shkruajta në google, YouTube fjalën ‘yoga’. Aty gjeta grupet në Amerike, Yoga ëith Adriane and Yoga With Cassandra. Fillova të ushtrohesha. Çdo fillim muaji na dërgonin kalendarin mujor dhe ushtroheshim sipas tij.

Sa vite ka qe ndjek këtë disipline?

Pothuajse 10 vite që ushtroj yoga.  Në gjendjen në të cilen ndodhesha, yoga dhe meditimi ishte shpëtimi im. Me to gjeta paqen në mes të kaosit, zbulova në thellësine e qënies sime qetësine dhe urtësine.

Cfarë përfiton ti nga joga?

Përfitimet reale të kësaj shkence të lashtë janë aq të shumta sa nuk thuhen dot me fjalë, duhet ta provosh. Sigurisht yoga nuk është e përqëndruar thjesht në zhvillimin fizik të njerëzve, por edhe mendjen, shpirtin dhe emocionet. Baza e jogës është etika e sjelljeve tona. Joga është arti për të jetuar mirë, është bashkim gjithësor. Joga nënkupton një mënyrë jetesë  të çiltër. Joga është të jesh i lirë nga skllavëria e mendjes, të lirohesh nga kurthi i veseve dhe urrejtjes. Duke praktikuar joga rritet niveli i energjisë jetësore.

Sa herë në javë bën joga?

Jogen pothuajse e praktikoj përditë, edhe pse ka ditë që nuk mundem, por përshendetjen e diellit në orët e para të mëngjesit, e dua çdo ditë.

Cili është një mesazh për të gjithë ata që duan të ndjekin joga po hezitojnë për ta bërë?

Ne kemi fatin e madh që kemi mundësine të ushtrohemi me yoga, sepse më parë jo të gjithëve u mundësohej.  Joga shfrytëzon forcen e brendshme të jetës brenda trupit dhe na mëson që ta zbatojmë me zotësi, duke njohur, punuar dhe ndryshuar vetveten. Joga është mënyre jetese e shëndetshme, energjike dhe ekuilibruese. Lumturia vjen së brendshmi, mos rendni së jashtmi. Ashtu si breshka tërheq gjymtyrët e veta, edhe njeriu të mos rendë pas kënaqësisë së shqisave. Të rendesh duke plotësuar kënaqesitë e shqisave është njesoj si të shuash zjarrin me benzinë. Njeriu ka kaq shumë potencial e kapacitet së brendshmi…

Ju jeni mësuese në profesion si është raporti yt më mësimdhënien dhe nxënësit?

Prej 20 vitesh ushtroj profesionin e mësuesise. Jap lënden gjuhë- letërsi. E dua profesionin tim dhe punoj me shumë dashuri çdo ditë. I dua fëmijet dhe sigurisht kam një lidhje të fortë me ta. I shoh në sy, i shoh me vëmendje nëse ka ndonjë gjë që nuk është mirë me ta, i ndihmoj në situata të ndryshme, u fal buzëqeshje e dashuri në çdo moment.  Gati 4 vitet e fundit punoj me nxënësit me aftësi ndryshe. Një pune kaq e bukur me fëmije që të dhurojnë dashuri pa limit.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.