21 mënyra për të nisur 2018 ndryshe
09/01/2018 Shpërndaje

21 mënyra për të nisur 2018 ndryshe

Si mund ta mposhtim dëshpërimin pas festave dhe të fillojmë pozitivisht 2018? Giselle Green e njohur për shprehjet konstruktive sugjeron 21 mënyra si të ndihmojmë veten dhe të tjerët për ta nisur mbarë vitin. Bëni disa prej këtyre veprimeve dhe do ta shikoni sa mirë do ndiheni.

  1. Bëhuni ndjekëse koncertesh dhe shkoni në një ngjarje që dëshironi me dikë me aftësi të kufizuara;
  2. Shkoni në një palestër të gjelbër: bëni trup të mirë dhe ndihmoni në përmirësimin e mjedisit;
  3. Bëni një festë me çaj për të moshuarit;
  4. Filloni të koleksiononi sutjena që të dërgohen në Afrikë për riciklimin dhe mbledhjen e fondeve për kurimin e kancerit të gjirit;
  5. Ruajini dollapët e kuzhinës për dikë që kthehet në shtëpi nga spitali;
  6. Përdorni aftësitë tuaja teknologjike për të bërë pajisje për njerëzit me aftësi të kufizuara;
  7. Dhuroni kostumet, këmishat, dhe këpucët tuaja të vjetra për të ndihmuar një të papunë të duket  mirë për një intervistë pune;
  8. Mbillni një pemë dhe ndihmoni në përmirësimin e jetesës për çdo burrë, grua dhe fëmijë në të gjithë rajonin;
  9. Bëhuni ‘hero ushqimi’ dhe ndihmoni që të shpërndahen ushqime per te varferit në komunitetin tuaj;
  10. Ofroni një dhomë në shtëpinë tuaj për një person të pastrehë;
  11. Gatuaj për një të afërm të moshuar;
  12. Bëhu vullnetar për njerëzit me aftësi të kufizuara fizike ose mendore;
  13. Bashkohuni me një projekt miqësish;
  14. Trainoni fëmijë të vegjël në futboll, volejboll apo dhe sporte të tjera;
  15. Dhuroni gjak ;
  16. Kontakto me të rinj dhe bëhu vullnetar mbi 50 vjeç në një shkollë;
  17. Bëj vetëm mirë ne 2018;
  18. Dhuroni mobiljet tuaja të vjetra;
  19. Vizito një student jashtë shtetit dhe shëtit botën por mos e braktis shtëpinë tënde;
  20. Jini fqinj i mirë;

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.