Gjuha shqipe futet si lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvardit
Një lajm i mirë! Gjuha shqipe është futur si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit, për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.
Lajmin e ka bërë të ditur Faton Limani, i cili punon si administrator departamenti në këtë universitet.
Sipas tij, lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele, njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.
“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, ka shkruar Limani.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffaton.limani.31%2Fposts%2F2642248042575113&show_text=true&width=500
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
