Shqipëria e para që u “hapi dyert”, afganët festojnë me aheng e valle festat e nëntorit
Me valle dhe muzikë tradicionale e kanë festuar afaganët që janë strehuar në vednin tonë, Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, 28-29 nëntorin.
“Mbledhja e madhe e refugjatëve afganë në Shqipëri për të festuar festën kombëtare të Shqipërisë me miqtë tanë shqiptarë. I vlerësojmë shumë që na pritën prej 3 muajsh”, shkruan një prej afganëve, ndërsa ka ndarë një rrjete sociale një video ku shihen duke kërcyer.
Në këtë festë të shënuar për vendin tonë drejtues të lartë të politikës ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës i kanë dërguar urimet e tyre për Shqipërinë. Presidenti i SHBA, Joe Biden, në një letër dërguar presidentit Meta, shkruajti se dy vendet kanë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe vlerat demokratike. Presidenti amerikan në urimin e tij shtoi se Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve të rrezikuar nga talebanët.
Shqipëria ishte mes vendeve të para që hapi dyert për afganët. Këto të fundit janë strehuar në Shqipëri prej 3 muaj, kur talibanët morën pushtetin në Afganistan, ndërsa qëndrimi i tyre do të jetë i përkohshëm.
‘Qytet Studenti’ ishte vendi i parë ku u akomoduan fillimisht afganët dhe shërbeu vetëm si një vend tranzit, deri sa të përfundonin procedurat e regjistrimit. Më pas afganët janë strehuar në strukturat hoteliere. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, duke qenë se mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka quajtur atë një mënyrë çnjerëzore. Ato do të qëndrojnë për rreth 1 vit në vendin tonë, deri sa të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.
© 2021, Pozitivi. All rights reserved.
