14 vjeçari shqiptar shpallet kampion bote në shah
02/11/2017 Shpërndaje

14 vjeçari shqiptar shpallet kampion bote në shah

Është vetëm 14 vjeç por kampion bote në shah. Bëhet fjalë për adoleshentin shqiptar, Daniel Dardha i cili është shpallur kampjon botë në shah ku ka konkuruar me bashkëmoshatarët e tij dhe jo vetëm.

Edhe pse në moshë të vogël, Danieli ka një talent dhe intelegjincë të lartë, të cilën  e ka vënë në punë për t’i sjellë rezultate nderuese për veten, familjen dhe Shqipërinë.

Danieli ka lindur me 1 tetor 2005 në Belgjikë dhe është djali i Arben Dardhës, dikur kampion i të rrinjeve ne Shqipëri, ndërsa sot është Mjeshtër FIDE.

Kështuqë 14 vjeçari dhe pse me origjinë shqiptare, në këtë garë nuk ka përfaqësuar vendin tonë, por Belgjikën. Megjithatë t’i gëzoheni faktit që një tjetër talent me origjinë shqiptare ka arritur sukses në botë.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.