10 vjeçari rrit dhe dhuron flokët për fëmijët me kancer
25/01/2019 Shpërndaje

10 vjeçari rrit dhe dhuron flokët për fëmijët me kancer

Një djalë 10-vjeçar në SHBA është duke u lavdëruar për aktin e mirësisë, dhurimin e flokëve për fëmijët me kancer.

Thomas Moore, nga Maryland, vuri re se nëna e tij po shikonte një video për një vajzë pesëvjeçare që kishte humbur flokët gjatë trajtimit në kemoterapi për kancer. I prekur nga efektet e trajtimit, Thomas mori vendimin të rrisë flokët për t’ja dhënë vajzës së vogël.

Ai nuk vendosi një afat kohor për sa kohë do t’i rrisë flokët, por vetëm dëshironte që ta bënte  vajzën të ndihet e lumtur”, është shprehur tezja e Thomas, Amber Lynne, për BuzzFeed.

Dy vjet më vonë, 10 vjeçari më në fund ka prerë flokët, duke siguruar flokë të mjaftueshëm për të bërë tre paruke për fëmijët me kancer.

“Ai filloi të ndihej nervoz përpara se t’i priste, duke pyetur veten si do të dukej. Më pas u shpreh se ndihej mirë dhe shpresonte se do t’i bënte njerëzit e tjerë të lumtur”, shkruan tezja, postimi i së cilës para dhe pas fotove u nda më shumë se 55.000 herë në Twitter.

Ndërkaq nuk munuguan reagimet e njerëzve të cilët shkruanin komente nga më pozitivet për vogëlushin. “Ju lutem, thuajini nipit tuaj se është një fëmijë i mrekullueshëm”, shkruanin shumica e komentuesëve.

Fatkeqësisht vajza e vogël që pa në video ka vdekur, por nëna e saj e vlerësoi aktin “trim” dhe human të Thomas.

 

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.