“10 banane në ditë më shpëtuan jetën”
21/04/2018 Shpërndaje

“10 banane në ditë më shpëtuan jetën”

Vetëm dy vjet më parë, ushqimet e shpejta ishin duke e vrarë këtë vajzë. Më pas provoi një dietë të çmendur. 25-vjeçarja e njohur si Loni Jane për 92.000 ndjekësit e Instagram-it, ha rreth 10 banane në ditë. Dhe këto i ha vetëm për mëngjes. Një projekt miratoi dietën 80/10/10 të Doug Graham të SHBA-së, një dietë me yndyrë të ulët dhe program jetese bazuar tëtrësisht në fruta të freskëta, të papjekura dhe perime.

“Gjithçka filloi rreth tre vjet më parë. Fillova të merrja infeksione në lëkurë, puçrra dhe të shtoja në peshë gjë që ishte e çuditshme, sepse gjithmonë kam qenë e hollë. Dëshiroja të flija tërë kohën dhe përfundova me një gamë problemesh shëndetësore.

Nëse shkoni në Instagram së pari do të shihni se nuk kam qenë kurrë aq e shëndetshme sa jam tani, kjo është e sigurt. Është çmenduri, diferenca mes asaj kohe dhe tani, por më pëlqen t’i mbaj  dhe fotot e para, kështu njerëzit mund të frymëzohen dhe të kuptojnë sa lehtë mund ta ndryshojnë mënyrën e jetesës së tyre, gjithashtu të shohin se çfarë i bën trupit pirja e alkoolit dhe ushqimi i shpejtë”, tha ajo.

Pasi përdori antibiotikë pafund, të cilat vetëm ia kanë përkeqësuar shëndetin, Loni u kthye nga vetë-shërimi. “Nuk ishte vetëm pesha që më shqetësonte. Unë po e vrisja veten ngadalë. Nëse do të vazhdoja të jetoja në atë mënyrë jetese do kisha përfunduar me sëmundje si kanceri ose plakja e hershme. Pra, te hiqja dorë nga ajo mënyrë të ushqyeri ishte shumë e thjeshtë për mua”, shoi ajo.

Bëri shumë kërkime në internet dhe lexoi libra vzhdimisht. Pasi lexoi studime mësoi se mund të jetonte dhe të lulëzojë vetëm duke ngrënë perime, fruta dhe lëngje. Gjithashtu edhe me yndyra ne nivel të ulët për të mbajtur sheqerin në gjak të qëndrueshëm.

Para se të provoje një dietë me bazë bimore me yndyrë të ulët, e cila është 80% karbohidrate, 10% yndyrë dhe 10% proteina, Loni provoi dietën Paleo dhe bëri “The Gerson Therapy”.

Loni Jane, e cila është 26 javë shtatzënë me fëmijën e parë, thotë se dieta 80:10:10 i shpëtoi jetën. “Zakonisht zgjohem rreth orës 4.30 – 5.00 dhe konsumoj dy litra ujë të ngrohtë me limon. Në verë më pëlqen të ha një gjysmë shalqiri. Nëse nuk kam shalqi do të ha të paktën pesë banane, por zakonisht më shumë se pesë.

Në drekë zakonisht më pëlqen të kem një lloj fruti, i cili është me të vërtetë i mirë për tretje. Për momentin janë mangot, kështu që ushqimi im për drekë do të jetë së paku pesë ose gjashtë mango.

Pastaj më vonë mund të kem një sallatë, varet se sa aktive jam atë ditë. Në darkë kam gjithmonë një sallatë të madhe me salcë”. Nga një ish “pijanece e rëndë”, jeta e të cilës dikur ishte “një parti”, tani qëndron vetëm me ujë dhe lëngje.

“Unë jam bërë shumë më e lidhur me veten dhe të gjithë ato që më rrethojnë. I shoh gjërat më qartë. Jam më e pranishme. Ndjej se kam më shumë për t’i dhënë botës dhe njerëzve rreth meje. Tani mund të ndaj kush jam unë me të vërtetë, nuk po përpiqem të fshihem pas alkoolit. Nuk kam nevojë për të ndryshuar gjendjen time dhe për t’u dehur që të ndihem vetvetja apo për t’u argëtuar”.

Pasi ndryshoi dukshëm jetën e saj, Loni thotë se ka bërë miq të rinj dhe është më pranë familjes. “Unë jam paragjykuar shumë nga njerëzit që mendojnë se jam e krisur ndërsa thonë “pse Loni ha 10 banane në mëngjes? A është ajo çmendur?”, tha Loni mes të tjerash  gjatë rrëfimit. Loni thotë se disa prej tyre duken “të frikësuar” nga stili i saj i jetesës.

Përkundër kritikave të ashpra, mamaja e ardhshme ka grumbulluar një grup tifozësh mbresëlënës që nga fillimi i llogarisë personale të Instagram në fund të vitit 2011.

Ajo thotë se ndjekësit në instagram janë të interesuar për të më shumë për te shuar kuriozitetin rreth ndryshimeve që ka pësuar. Sakaq shton se është thjesht një person normal që konsumon banane edhe kur bisedon me ndjekësit të cilët i bëjnë pyetje nga më të çuditshmet.

“Nëse jetoni pasion, njerëzit do ta vënë re këtë. Unë thjesht po jetoj si dua dhe kjo është ajo që i frymëzon njerëzit . Në moshën time shumica janë duke u  dehur çdo natë dhe duke konsumuar drogë, ndaj unë po e bëj publike historinë time për të frymëzuar vajzat, sepse kam qenë një herë në atë pozicion”. Nga  New York Post, përshtati pozitivi.org.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.