Të rinjtë lobojnë në bashki, për adresimin e problematikave
23/10/2019 Shpërndaje

Të rinjtë lobojnë në bashki, për adresimin e problematikave

Të rinjtë janë gjithmonë aktiv në kërkim të të drejtave të tyre. Zëri i rrjetit të të rinjve “Youth Voice” ka zhvilluar një takim në Drejtorinë e rinisë në Bashkinë Tiranë, ku kanë ngritur zërin për çështje dhe problematika primare që lidhen me të rinjtë në vendin tonë.

Gjatë takimit është diskutuar mbi buxhetimin rinor, sipërmarrjet rinore, qendrat rinore, kartën e studentit, bordin rinor dhe si mund të bëjmë progres në zhvillimin e kushteve për të rinjtë.

Ata kërkojnë nga pushteti vendor vazhdimisht investime në qendra rinore, përmirësim të shërbimit të kartës së studentit e çështje të tjera që kanë rëndësi në angazhimin dhe zhvillimin e rinisë shqiptare.

Youth Voice zhvillon projekte ku mund të adresohen nevojat e rinisë në kuadrin e nevojave të përgjithshme të zhvillimit të Shqipërisë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.