Futbollistja lë Gjermaninë për Kosovën
29/08/2019 Shpërndaje

Futbollistja lë Gjermaninë për Kosovën

Futbollistja me banim në Gjermani ka vendosur të përfaqësojë Kosovën, vendin e saj të origjinës., duke u bërë pjesë e Kombëtares së Kosovës qysh në shtator, në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë.

Bëhet fjalë për Donika Grajqevci, futbollisten 16 vjeçare e cila tashmë është në fazën e marrjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Siç raportojnë mediat në Kosovë këtë lajm e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, në faqen e tij zyrtare në Facebook

“16-vjeçarja Donika Grajqevci, me shkollim dhe banim në Leipzig të Gjermanisë, ka vendosur të marrë shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe të prezantojë Përfaqësuesen e Kosovës në futbollin e femrave për U 19.

Talenti i Donikës dhe përkujdesja e prindërve të saj kanë qenë dhe janë faktori kryesor që Donika të përcaktohet për kombëtaren tonë- edhe pse tash luan për Jena dhe ka pasur oferta nga Kombëtarja e Gjermanisë! Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë! Sukses Donikës! Falemnderit prindërve të saj”, ishte shkrimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.