Dibër, të rinjtë janë të informuar mbi shëndetin seksual dhe riprodhues
22/08/2019 Shpërndaje

Dibër, të rinjtë janë të informuar mbi shëndetin seksual dhe riprodhues

Roli i të rinjvenë arritjen e SDGs (sipas të rinjve të anketuar) Pjesëmarrja dhe përfshirja në çështje që janë me interes të lartë për ta. Aktivitete informuese, ndërgjegjësuese për tematika të ndryshme. Aktivitete lobuese dhe advokuese për përfshirjen e çështjeve prioritare për të rinjtë në axhendat kombëtare dhe lokale.

Të rinjtë janë pyetur edhe mbi njohuritë e tyre në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues. Të gjithë të rinjtë e anketuar shprehen se kanë marrë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. 100% e të rinjve të anketuar në zonat urbane dhe rurale janë shprehur se kanë marrë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues.

Ndërmjet të rinjve që kanë njohuri mbi shëndetin seksual dhe riprodhues, shkolla, interneti dhe shokët/shoqet janë burimi më i shpeshtë i informacionit të përdorurpër pasurimin e njohurive të të rinjve mbi këtë çështje. Ndërsa trajnimet dhe shkolla konsiderohen mjetet ideale për marrjen e informacionit për shëndetin seksual dhe riprodhues nga ana e të rinjve.

Shumica e të rinjve (56%) shprehen se informacioni i marrë në shkollë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues është pjesërisht i mjaftueshëm. Interesante është rezultati mbi 10% e të rinjve në zonat urbane që shprehen se informacioni i marrë në shkollë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues është i mjaftueshëm, përkundrejt 9% e të rinjve në zonat rurale. Nga analiza gjinore rezulton se ndërmjet të anketuarve që janë përgjigjur se informacioni i marrë në shkollë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues nuk është i mjaftueshëm, janë 50% vajza dhe 50% djem.

Nga anketimi i të rinjve në Dibër rezultoi se një pjesë prej tyre (8% në zonat rurale dhe 3% në zonat urbane)nuk ­asin me prindërite tyre mbi çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues. Pjesa më e madhe e të rinjve të anketuar (56% në zonat rurale dhe 44% në zonat urbane) shprehen se nuk ­asin me prindërit e tyre mbi çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe se më e lehtë për ta është të komunikojnë me shokët/shoqet (31% në zonat urbane dhe 34% në zonat rurale) ose vetëm me mamin (33% në zonat urbane dhe 30% në zonat rurale).

 Në radhët e të rinjve që asin mbi këtë tematikë rezulton se asnjë prej të rinjve në zonat urbane dhe rurale nuk komunikon për këtë me babain, apo me mësuesit/ et. Interesante është rezultati i 5% i të rinjve në zonat rurale që shprehen se prindërit nuk i lejojnë të komunikojnë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues në familjet e tyre. Kjo gjë është komunikuar nga vajzat e anketuara dhe sjell në vëmendje nevojën për ta adresuar këtë tematikë me prindërit.

Ky Publikim është realizuar nga UNFPA me ekspertizën e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në kuadër të projektit “Leave No One Behind” (“Askush të mos Mbetet Pas”), një Program i përbashkët i OKB-së i ­nancuar nga Sëiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe zbatuar nga katër agjensi të OKB: UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe UN ËOMEN në partneritet me Qeverinë Shqiptare. Ky projekt synon fuqizimin e personave vulnerabël në Shqipëri që të kenë akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të kenë një zë në vendimmarrjen publike, që ndikon në jetën e tyre dhe t’i kërkojnë llogari zyrtarëve publikë, duke i mbajtur përgjegjës për dështimet apo arritjet.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.