Babai falënderon të huajin për momentet që i dhuron së bijës: “Kjo është bota që unë dua për të”
08/02/2019 Shpërndaje

Babai falënderon të huajin për momentet që i dhuron së bijës: “Kjo është bota që unë dua për të”

“Gjini të ndryshme, raca të ndryshme, breza të ndryshëm dhe miq të mirë”.

Një miqësi e çiltër e një burri me një vajzë 16-muajshe po provon se miqësia nuk ka kufinj.

Kevin Armentrout po priste aeroplanin nga Las Vegas për në San Diego me vajzën e tij Carter gjatë kësaj jave, kur e vogla filloi të shoqërohej me pasagjerë në aeroport.

“Carter ishte vetevetja, si zakonisht vajza kureshtare, që donte t’i takonte dhe t’i përshëndeste të gjithë, derisa filloi të shëtisë me këtë njeri. Ai e pyeti nëse donte të ulej me të”, shkroi babai në një postim në Facebook rreth takimit.

Për 45 minutat e ardhshme, burri – i cili u identifikua si menaxher shitjesh të Samsung nga Oklahoma i quajtur Jozef i mësoi vajzës sesi të pikturojë në tabletën e tij; vizitoi karikatura me të; dhe madje e pranoi ofertën e saj bujare për të ngrënë ushqime nga të sajat.

“Duke i parë ato në atë moment, nuk mund të mendoja gjë tjetër veçse, gjini të ndryshme, raca të ndryshme, breza të ndryshëm dhe miq të mirë. Kjo është bota që unë dua për të”, shkroi Armentrout.

“Në një vend që ushqehet vazhdimisht ndarja prej besimeve, dua që jeta e saj të jetë e mbushur me momente të tilla… jo liberale apo konservatore, republikane apo demokratike, socialiste apo kapitaliste, vetëm NJERËZIT”.

Armentrout, i cili punon si shkrimtar, folës në publik, ka postuar një fotografi të Carter dhe Jozefit në mediat sociale dhe ka arritur 100,000 shpërndarje.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.