Zhaklina Lekatari: Luizi përfaqëson një pjesë të mirë të burrave shqiptarë
Zhaklin Lekatari është opinionistja e “Big Brother VIP” këtë edicion. Deri tani ajo është përshtatur mjaft mirë me këtë pozicion të ri dhe publiku e ka pëlqyer rolin e saj. Për portalin Pozitivi.org Zhaklina ndan më shumë për eksperinecën e saj në “Big Brother VIP Albania”.
Je opinioniste e Big Brother Vip Albania 2, një nga programet më të ndjekura, si e prite ftesën për tu bërë pjesë e këtij produksioni?
Ftesën për t’u bërë pjesë e formatit e prita me kënaqësi dhe padyshim që u surprizova.
Me ngjarjet e ndodhura, Big Brother është kthyer në një fenomen, si është jesh opinioniste në një reality show që ka kaq shumë dinamikë?
Them se për këtë përgjigje duhet një marrëveshje fjale, që do të thotë që për mua opinionisti është ai person që jep opinione të argumentuara bazuar në dinamikat që ndodhin brenda shtëpisë. Duke qenë reality show më i ndjekur në TV shqiptare, sigurisht që ka një peshë dhe një presion shumë të madh nga aktorë të ndryshëm, por deri tani them se ia kam dalë mirë. Qëllimi im është të jem sa më objektive dhe korrektë duke të nxitur banorët të japin më të mirën e tyre.
Si do e komentoje kastin e vip-ve të Big Brother Vip Albania, a janë ata strateg të mirë të lojës?
Brenda shtëpisë së BBV2 sigurisht që ka banorë që e kanë kuptuar mirë apo shumë mirë sensin e lojës, ndërsa disa të tjërë janë më të tërhequr dhe parimorë duke e refuzuar të bëhën pjesë e saj.
Një nga personazhet e këtij edicioni, Luizi Ejlli ka rrëmbyer zemrat e publikut cfare mendon qe e ka bere ate te jete nje emer kaq i lakuar nga te gjithe?
Sipas meje, Luizi përfaqëson një pjesë të mirë të burrave shqiptarë, prandaj publiku e ka më të lehtë të identifikohet tek ai.
Krahe teje eshte opinionist Arber Hajdari, a diskutoni se bashku para spektaklit ngjarjet e javes apo preferoni qe komentet ti beni vetem live para publikut?
Sigurisht që duke pasur pozitën e njëjtë ne flasim dhe gjatë javës sepse BBV2 zhvillohet 24/7, kështu që është e pamundur mos jemi në kontakt dhe ditët e tjera, aq më tepër që ne jemi dhe në harmoni me njëri-tjetrin. Bisedat apo komentet tona janë vibrante dhe gjatë spektaklit edhe sepse ndihemi përgjegjës për rolet që kemi.
Cila është pjesë më e vështirë për ty si opinioniste?
Dalldisja kolektive është e vështirë për t’u përballuar, mbi të gjitha sepse publiku shqiptar të dhunon nëse ajo që thua nuk përkon me shijet tyre. Pjesa më e veshtirë është të ruash gjakftohtësinë, racionalitetin, logjikën dhe qetësinë në mendim, kur të gjithë ata që janë rreth teje, i kanë kaluar mendimet e tyre në një pjesë më irracionale.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
