Zbulohet arma sekrete kundër ekstremizmit të dhunshëm: Thuaj stop terrorizmit
28/08/2017 Shpërndaje

Zbulohet arma sekrete kundër ekstremizmit të dhunshëm: Thuaj stop terrorizmit

Vitet e fundit kemi dëgjuar shumë mbi radikalizmin e dhunshëm. Radikalizmi është një proces nëpërmjet të cilit tek njerëzit zhvillohen ideologji dhe pikëpamje ekstremiste. Këto ideologji dhe pikëmpamje ekstremiste që nguliten në mendjet e njerëzve në forma të ndryshme, më pas adaptohen në sjellje të dhunshme ose ekstremisht të dhunshme.

Sulmet terroriste janë shtuar në masë vitet e fundit. Të frikshme, tronditëse për mbarë botën, ku kanë humbur jetë njerëz të pafajshëm nga persona të radikalizuar. Sulmi më i fundit ishte më 17 gusht 2017, 2 persona me furgon u futën mes turmës në Barcelonë. Në këtë sulm mbeten të vrarë 14 persona dhe dhjetëra të plagosur. Mirëpo, arma sekrete kundër ekstremizmit të dhunshëm është gjetur. Ajo mban emrin grua.

Gratë vuajnë në mënyrë të vazhdueshme nga ekstremizmi i dhunshëm, nga normat kulturore të cilat shpesh bëjnë që ato të bien pre e konfliktit dhe dhunës seksuale. Gratë ndonjëherë janë vetë autor të dhunës. Megjithatë, ato po luajnë një rol efektiv në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Në vitin 2013, djali 19-vjeçar Saliha Ben Ali i Sabri u largua nga shtëpia e familjes në Belgjikë. Ai ishte radikalizuar nga ekstremistët e dhunshëm dhe ishte rekrutuar për të luftuar në Siri. Përveç  shkëmbimit mesazheve të shkurtra, ajo mori lajm prej tij kur familja u njoftua se djali vdiq në betejë tre muaj më vonë.

Atëherë, Ben Ali themeloi Shoqërinë Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në përpjekje për të luftuar ata që joshin djemtë dhe vajzat në ideologji ekstremiste të dhunshme.”Nuk jemi të zemëruar, ne jemi të neveritur,” tha ajo.

S.A.V.E. “Society Against Violent Extremism” organizon ëorkshope për nënat e reja dhe të gjeneratës së dytë në familjet emigrante myslimane. Në workshope, gratë mësohen se si t’i dallojnë shenjat e radikalizimit ndaj dhunës dhe mënyra për të kundërshtuar metodat e përdorura nga grupe ekstremiste të dhunshme për të rekrutuar fëmijët e tyre.

Gratë përdorin rolin e tyre si nëna për të qenë efektive në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Përveç kësaj, vendi i tyre qendror në komunitetet u jep një avantazh mbi qeveritë kombëtare dhe organizatat e jashtme në këtë përpjekje.

Një shembull i tillë është në Afganistan. Mariam Safi e Qendrës për Studime të Konfliktit dhe Paqes hulumton rolin e grave në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm atje.

Në vitin 2001, qeveria afgane themeloi unione për zhvillimin e komuniteteve, duke ndarë gjysmën e pozitave në unionit për gratë. Safi beson se unionet mund të luajnë një rol të rëndësishëm në kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Nëse grave të unioneve të zhvillimit të komunitetit u janë dhënë mjetet për të ndihmuar në zbulimin dhe ndalimin e ekstremizmit, “ata do të jenë në gjendje t’i transmetojnë në të gjithë vatrën familjare”, tha Safi. Safi beson se një metodë e mirë është që të huajt të hyjnë në fshatra për të “edukuar” njerëzit. Kjo është mënyra më e mirë për të shmangur vdekjen tuaj dhe të shumë personave të tjerë kudo në botë./Pozitivi.org/

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.