Voskopoja, në mes të fshatit përrallor ngrihet një ndërtesë e re shumëngjyrëshe
06/01/2018 Shpërndaje

Voskopoja, në mes të fshatit përrallor ngrihet një ndërtesë e re shumëngjyrëshe

Voskopoja është një nga fshatrat më të bukur turistik të Shqipërisë të cilin e frekuentojnë qindra pushues gjatë vitit. Ajo shquhet për historinë kulturën, ushqimet dhe natyrën e mrekullueshme.  Është ngritur para viteve 90 si kamp për punëtorët, e ndërtuar e gjitha me gurë dhe dru. Shtëpitë janë të ndërtuara me shije, duke gdhendur historinë në gur.

Voskopoja është një komunë që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës, e rrethuar mes malesh dhe pyjesh por që mbetet një nga vendet më përrallore. Unë vendosa ta vizitoj fshatin për të cilin flitet kudo. U nisëm me furgon dhe kur arritëm në Voskopojë vendosëm të ecim me këmbë në çdo cep të saj. Si fillim do shkonim te Kisha e Sh Harallambit dhe Kisha e Kryeëngjëjve, por gjatë rrugës na rrëmbeu natyra.

Rrugicat e gjera që të çonin te kishat, ishin të shtruara me kalldrën, por të mbuluara pjesë pjesë nga bora e bardhe që kishte rënë disa netë më parë. Nëpër fshat viheshin re ndërtesa të vjetra, antike të  një lloji të veçantë. Duke soditur me kërshëri çfarë na dilte përpara, papritur sytë tanë u ngulën në një ndërtesë abstrakte, plot me ngjyra të ndezura, në rrugicën kryesore të fshatit.

Ndaluam aty dhe shkrepën disa fotografi, raporton pozitivi.org. Ende nuk kishte përfunduar, pasi para saj ndodheshin disa punëtorë duke lyer, e të tjerë në majë të shkallëve teksa vazhdonin me realizimin e projektit. Vendosëm ta shuajmë kureshtjen. Mësuam se në aty do të ndërtohej një qendër informacioni, me në mes edhe dy shtëpi, përmes të cilave do të sillen momente historike.

Kjo ndërtesë përpos të tjerave do të zëvendësojë një zyrë informacioni që ndodhet pak më lart. Është menduar të jetë në rrugën kryesore, aty ku duhet të kalosh me patjetër nëse shkel njëherë në Voskopojë. Rruga qendrore është menduar të rikonstruktohet për  të dhënë një ndjesi të re dhe për ta bërë këtë kryqëzim, një qendër dhe pikë identifikimi për turistët.

Po ta shikosh në pamje të parë, ngjyrat dhe kuadratet e shumta të japin idenë e një grumbull shtëpish të vogla. Por në fakt ajo do quhet Shtëpia e Publikut, e menduar për t’u lehtësuar qëndrimin vizitorëve, me tualete, shërbim kafeje apo pijesh të ftohta në terracë. Sakaq kati më poshtë është një zyrë informacioni për turistët, që shërben si një dyqan i vogël lagjeje me një shumëllojshmëri gjërash. Gjithashtu kjo pikë kyçe do orientojë vizitorët te vendet historike përreth fshatit.

Rrugëtimi jonë vazhdoi deri kur erdhi nata, vizituam me rradhë kishat, lokale, natyrën e bukur dhe pikat historike… Dielli kishte rënë, mbi ne, mbi kalldrëmet e vjetra dhe mbi borën e ngrirë. Të gjithe që ishim në këtë udhëtim u shpërndamë sa në fund, në mes a në fillim të rrugës duke parë detaje dhe subjekte interesante. Ishin të pakta momentet kur shikoje hijen e vetes mbi rrugicë, sepse pamja që kishim përpara s’të linte…

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.