Veterani i Forcave Ajrore zhytet në moshën 95-vjeçare për t’i dhënë guxim të riut
Një djalë i ri ishte shumë i frikësuar për të shkuar në bordin e zhytjes në një pishinë lokale, por 95 vjeçari Michael Bliss ia provoi se nuk duhej të frikësohej.
Veterani 95-vjeçar i Forcave Ajrore ishte i vendosur që të hidhej në bordin e zhytjes për t’i treguar një të riu të lagjes që nuk kishte asgjë për të cilën të frikësohej. Pra, me bastun në dorë gjithashtu dhe me ndihmën e anëtarëve të familjes e mori guximin.
Ndërsa duket se mund t’u ketë shkaktuar sulm në zemër njerëzve të tij duke humbur pothuajse ekuilibrin në bord, i moshuari më në fund arriti të zhytet dhenë mënyrën më mbresëlënëse të ekzekutuar ndonjëherë nga dikush në vitet e tyre të arta.
Vajza e Bliss, Christine Ross, siguroi USA Today duke thënë: “Ai është shumë i shkathët për moshën e tij, tani është 95 vjeç dhe është veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe veteran i Luftës Koreane . Ai është plot me histori të mrekullueshme dhe ka këngë për çdo situatë”.
Pasi dëgjoi që videoja e tij që po ndahet në internet, bëhet me dije se i moshuari i tha nipit se tani “dëshiron të shihet në mbarë botën”.
[/ot-video]
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
