Vendosni këto bimë në dritaren e dhomës së gjumit, janë të dobishme gjatë natës
Disa gjëra mund të na bëjnë të përjetojmë më shumë zhgënjim, zemërim dhe stres. Këto ndikojnë që ne të mos kemi një gjumë të mirë gjatë natës.
Institucionet si Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Shoqata Amerikane e Gjumit kanë raportuar se 1 në 3 amerikanë po bëjnë gjumë të varfër dhe 1 në 5 amerikanë ka vuajtur nga një çrregullim gjumi.
NASA ka kryer studime që përfshijnë bimë dhe gjumë që nga viti 1989 dhe ata kanë certifikuar lloje bimësh të dobishme për gjumin dhe cilësinë e ajrit.
Ka disa mënyra që provojnë se bimët mund të na ndihmojnë të flemë më mirë natën, siç është relaksimi që truri përjeton thjesht duke vëzhguar ngjyrën e gjelbër.
Një situatë tjetër që mund të shkaktojë humbje gjumi është ajri i ndotur; nivelet ndotëse janë zakonisht deri në pesë herë më të larta në shtëpitë e njerëzve sesa jashtë. Megjithatë, ekzistojnë shumë lloje bimësh që mund të absorbojnë ndotjen e ajrit.
Pra, nëse jeni duke kërkuar një rrugë që iu çon drejt një gjumi më të mirë, provoni të lini një nga këto katër bimë në dritaren e gjumit.
Lavander (livando). Gjithmonë e besueshme dhe e studiuar mirë, kjo bimë e shpërndarë mund të ulë presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës, të dyja shkaktare kryesore të stresit dhe ankthit. Kjo bimë gjithashtu zvogëlon të qarën dhe stresin tek të miturit.
Jasmine. Bukuria e saj do shkëlqente shtëpinë tuaj. Veçanërisht, është provuar se rrit gjumin e qetë, ul ankthin dhe madje çon në një performancë më të lartë mendore.
Aloe Vera. Një nga ekzemplarët më të preferuar të NASA-s, Aloe përmirëson cilësinë e ajrit duke përthithur mbeturinat, mikrobet dhe grimcat e tjera të dëmshme, që shkaktojnë gjum të trazuar.
English Ivy. Përveçse ka treguar se redukton simptomat e alergjive dhe astmës, gjithashtu ka treguar se redukton sasinë e mykut ajror me 78% në vetëm 12 orë.
Peace Lilly. Një tjetër pastrues ajri. Zambakët e paqes gjithashtu veprojnë si pastrues ajri dhe mund të ndihmojnë të mbani sinuset tuaja të lagura dhe të qarta gjatë dimrit.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
