Vdekja e 25 vjeçares në Elbasan, vajzat shtatzënë dalin në protestë
29/04/2019 Shpërndaje

Vdekja e 25 vjeçares në Elbasan, vajzat shtatzënë dalin në protestë

Vdekja e 25-vjeçares Rexhina Debrova pasi ka lindur fëmijën e saj të parë, para disa ditësh në spitalin e Elbasanit ka ngjallur reagime të forta për shkak se haludohet se shkak mund të jetë neglizhenca e mjekëve.

Për vdekjen e saj kanë dalë në protestë në qytetin e Elasanit dhe në Itali vajza shtatzënë që pritet të lindin së shpejti dhe ato që tashmë janë bërë nëna.

Të gjitha së bashku kanë protestuar dhe kanë ndezur qiri ndërsa kanë kërkuar drejtësi për Rexhinën, për vdekjen e të cilës u arrestuan dy mjekë dhe më pas u lanë në gjendje të lirë.

“Përshëndetje për homazhin-protestën për Rexhinen jemi mbledhur dhe në Itali…jemi nëna me fëmijë vet dhe kemi ndezur një qiri për Rexhinën te spitali Faenza-Ravenna …duam drejtesi për Rexhinën dhe per gjithë nënat e popullin shqiptar, se kemi frikë të shkojmë në spitale…”, shkruajnë ato.

E reja ka lindur me operacion, lindje çezariane dhe një orë pas lindjes ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak. Kurse foshja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Familjarët e vajzës të cilët kanë qenë të pranishëm në maternitetin e Elbasanit gjatë lindjes së 25 vjeçares kanë ngritur akuza ndaj bluzave të bardha për pakujdesi.

Mjekët e arrestuar kanë qenë në sallën e operacionit gjatë lindjes. Mësohet se ata kanë eksperiencë të gjatë në mjekësi, dhe bëhet fjalë për mjekun kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Nikollaq Thana, të cilët u arrestuan pas dëshmive.

 

 

 

 

 

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.