S’mund të hynte në dyqan prej karrocës, berberi lumturon burrin me aftësi të kufizuara, i pret flokët në trotuar
22/09/2018 Shpërndaje

S’mund të hynte në dyqan prej karrocës, berberi lumturon burrin me aftësi të kufizuara, i pret flokët në trotuar

Një burrë i ulur në një karrocë me rrota u afrua pranë dyqanit të një berberi me shpresë që mund të ngjitet për të prerë flokët. Berberi nuk e ktheu pas atë vetëm për shkak se ndërtesa e tyre nuk ishte e arritshme për karrocë me rrota.

Viktor Burgos është një berber në dyqanin e Joe Barber Shop në Nju Jork. Kur ai ishte duke punuar në dyqan vuri re burrin që ishte ulur në një karrige me rrota para dyqanit. Telefoni i dyqanit ra dhe Burgos dëgjoi një zë. E kuptoi që jashtë ishte një person me a.k që kërkonte ndihmë.

Burgos, i cili ka punuar në rrojtore për tre vjet e gjysmë, thotë se për shkak se këto janë ndërtesa  të vjetra, s’është bërë ende e arritshme për persona që janë në një karrocë me rrota.

Në vend që ta kthente pas, Burgos mori mjetet brenda në dyqan dhe ja preu flokët në trotuar.

“Ai patjetër kishte nevojë për një prerje flokësh”, ka thënë Burgos. “Dukej sikur nuk i kishte prerë flokët për rreth një muaj. Kishte flokë të ashpër. Unë mund të them se ai kurrë nuk ka pasur një përvojë të mirë. Mund ta them edhe pa e pyetur, dhe vetëm doja ta ndryshojë atë për të”.

Dhe në të vërtetë përpjekjet e tij ishin një sukses. Zotëria mbeti mjaft i kënaqur nga qëndrimi dhe sjellja e berberit. Më vonë dërgoi edhe ndihmësin e tij në të njëjtin dyqan për të prerë flokët.

Përdoruesit e mediave sociale kanë lavdëruar Burgos për gjestin. Joe Cocozza, pronari i dyqanit, gjithashtu e lavdëroi Burgosin duke i publikuar fotot e bëra gjatë prerjes së flokëve të personit me aftësi në kufizuara në Facebook.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.