Urgjente! Ndiqni këto hapa, parandaloni dhunën dhe vrasjet
Dhuna në familje është një fenomen që ekziston në shoqërinë tonë, më të prekura kryesisht janë gratë. Ditët e fundit, vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashëkshorti në zonën e Xhamllikut të Tiranë ka tronditur mbarë opinionin e gjerë. Ish-gjyqtarja ishte ndarë nga bashkëshorti për shkak të dhunës që ushtronte mbi të, mirëpo gjithë këto vite kishte qenë e kërcënuar. Ish-burri i gjyqtares së ndjerë Fadil Kasemi kishte tentuar ta vrasë edhe njëherë më parë në 2015.
Duke marrë shkas nga vrasja e gjyqtares, të frikësuara nga akti makabër, disa gra në Tiranë kanë guxuar të denoncojnë dhunën që ushtrojnë bashkëshortët ndaj tyre, duke marrë dhe urdhër mbrojtje nga policia. 40 vjeçarja Merita Brama me anë të një letra të bërë publike kërkoi ndihmë strukturave shtetërore që ta mbrojnë nga ish-bashkëshorti i cili e kishte kërcënuar disa herë. Brama në letrën e saj shkruante se ish-burri e ka goditur me levë në kokë, 40 herë.
Ndër të tjera në letrën urgjente zonja 40 vjeçare lutej për ndihmë duke nënvizuar se nuk dëshiron ta pësojë si gjykatësja Hafizi. Me ish-burrin është ndarë për shkak se ushtronte dhunë, ndërsa denoncimin ndaj tij e ka bërë kur e dhunoi sërish pas ndarjes.
Dhuna është një vepër penale që dënohet me ligj. Nëse ju bini pre e dhunës në familje apo dhe jashtë saj, duhet të thërrisni policinë për të vënë përgjegjësit para drejtësisë. Me urdhër të shtetit, duhet të mbrohen viktimat dhe të nxirren dhunuesit para drejtësisë. Në raste të tilla këto janë hapat që duhet të ndiqni:
Çfarë mund të bëj unë, si viktimë e “dhunës në familje”:
Së pari duhet të thërrisni policinë në qoftëse ndjeheni e kërcënuar.
Më pas duhet të ngrini një padi kundrejt bashkëshortit apo familjarit që iu ka kërcënuar ose dhunuar. Konsultohuni në qendrat këshillimore, kur ju keni nevojë për një bisedë, për mbështetje juridike, psilologjike apo materiale.
Merrni nga gjykata civile e regjionit tuaj një dispozicion, aktvendim mbrojtje. Për shembull, gjykata mund të caktojë banesen, kujdestarinë e fëmijëve dhe të detyrojë partnerin për mirëmbajtjen tuaj.
Informoheni një përson që është i afërt me ju dhe i besoni. Që mund ta thirrni për ndihmë në një rast urgjent.
Mbroni gjërat tuaja personale (letërnjoftimin, llogarinë bankare, leje qëndrimin, gjërat të cilat janë për juve personalisht të rëndësishme) dhe sillni ato në një vend të sigurt.
Bisedoni me fëmijet tuaj dhe tregoni atyre se, si ata të sillen në rast urgjent.
Nëqoftëse, ju doni të largoheni nga banesa e përbashkët, atëherë përgatitni largimin mirë.
Çfarë mund të bëj unë nëse shoh “dhunë në familje”:
Në raste urgjente thrrisni policinë, për të mos rrezikuar veten tuaj duke ndërhyrë.
Bisedoni me viktimën, në qoftë se e takoni vetëm. Tregoni mirëkuptim dhe dhimbshuri. Merrini deklaratat e tij seriozisht.
Thuani viktimës se dhuna në familje nuk është një problem personal. Tregoni se ligji që i mbron të gjitha viktimat.
Ofroni ju ndihmë personale (ndëgjone, strehim në raste urgjente). Po keni edhe durim, në qoftë se ndihma e ofruar në fillim refuzohet.
Mblidhni informacione për ndihma profesionale që ofrohen për viktima dhe jepni ato personit të prekur. Është më rëndësi që ju të mbani kufijtë tuaja dhe mos të krijoni ndjenja, që ju duhet ti zgjedhni problemet.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
