Pyetje mbresëlënëse që mund të bëni në fund të çdo interviste pune
Pa marrë parasysh se sa jeni të përgatitur, një intervistë pune është një eksperiencë nervore. Ju duhet t’i përgjigjeni një liste me pyetje menjëherë dhe të shisni veten tek një menaxher punësimi. Dhe kur vjen koha që ju të bëni pyetje, a do të jeni gati?
Këto ditë, është mjaft standarde që një intervistues të përfundojë duke ju thene nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me punën.
Pyetjet më të mira për t’i bërë një intervistuesi dhe që të mblidhni informacione të rëndësishme janë si më poshtë.
Çfarë ju bëri të zgjedhni CV-në time për një intervistë?
Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet kompania / departamenti juaj sot?
Çfarë ju bën të ndryshëm nga konkurrentët tuaj?
A mund të më jepni një shembull se si i jetoni vlerat e kompanisë?
Çfarë ju gëzon më së shumti duke punuar këtu?
Cilat janë anëtarët më të suksesshëm të ekipit që bëjnë diferencë nga anëtarët e tjerë të ekipit?
Si do ta kuptoni nëse keni punësuar personin e duhur tre muaj nga tani?
Si do ta përshkruanin kolegët stilin tuaj të menaxhimit?
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
