Pse sezoni dimëror sjell rënie të turistëve në Shqipëri?
Jemi në prag të sezonit turistik dimëror në vendin tonë, po prej dy vitesh vendi ynë duket që ka hyre në një spirale krize duke sjellë probleme dhe një kufizim për zhvillimin e turizmit në vend. Ringritja pas situatës pandemike po kalon në fazë jo të lehta. Po sërish vera që lamë pas solli një numër të lartë turistësh krahasuar me dy vite më parë. Sipas statistikave është rritur me 16% numri I turistëve krahasuar me vitin 2019. Ndërsa kryeqyteti është vendi ku është I përqëndruar turizmi dimëror në Shqipëri por që ka mungesë të infrastrukturës për një turizëm dimëror, këtë e pohon kryetari I shoqatës së turizmit, Zak Topuzi.
Një nga problematikat kryesore në zhvillimin e turizmit dimëror është mungesa e energjise elektrike në zonat malore. Mungesa e investimeve në vend bën që të jetë një diavantazh për zhvillimin e turizmit dimëror. Zonat turistike, si Valbona, Thethi mbeten nga më të preferuarat në stinën e dimrit por që nuk plotësojnë standardet e një vendi turistik për shkak të mungesës së ndërhyrjes për stablizimin e kushteve. Një tjetër problem mbetet dhe bllokimi I rrugëve nga dëbora në stinën e dimrit. Topzi e renditet si një ndër problematikat kryesore për penalizimin e një sezoni turistik.
Për pozitivi.org Topuzi pranon se Shqipëria ka një turizëm me sezonalitet të lartë. Rreth 60% e tyre hyjnë në vënd gjatë muajve qershor, korrik , gusht pra në tre muaj. Në periudhen vjeshtë dhe pranverë 28% kurse në dimër vetëm 12%.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
