“Tregoi shenjat e tua si të ishin lule”
Vilma Dule një vajzë luftëtare, e cila ka mundur të kapërceje fatkeqësinë që i ndryshoi jetën tërësisht. Rreth katër vite më parë Vilma ka rënë pre e një sulmi me acid, që i dogji një pjesë të fytyrës dhe trupit. Pabesisht, në kohën kur ajo po dilte nga shtëpia për të shkuar në punë, një i panjohur i bllokoi rrugën duke i hedhur acid.
Mirëpo sot, 30 vjeçarja duket më e motivuar se kurrë të ecë përpara duke mos pasur asnjë barrierë, nga fatkeqësia që i ka ndodhur. Postimet e saj në rrjete sociale janë tepër motivuese për gjithkënd. Në një të fundit, në të cilën ka fotografuar dorën me shenja dhe një trëndafil të kuq ajo shkruan kështu: “Tregoi shenjat e tua si të ishin lule”. Një mesazh mjaft i bukur që nënkupton se të gjithë ne nuk duhet të kemi frikë nga paragjykimet për të treguar “mangësitë” apo çfarëdo që na ka ndodhur në jetë.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
