
Trafikimi i qenieve njerëzore, gjimnazistët përcjellin mesazhe sensibilizuese
Trafikimi i qenieve njerëzore është një fenomen që vazhdon të ekzistojë dhe në Shqipëri. Sipas një raporti të publikuar nga DASH në 2016 Shqipëria klasifikohet në kategorinë e dytë përsa i përket trafikut me njerëz. Kemi 3 kategori, në të dytën janë vende që nuk i përmbushin plotësisht standartet, por bëjnë përpjekje për t’i realizuar. Raporti thekson se Shqipëria mbetet vend burimi dhe destinacion në trafikun e seksit e punën e detyruar brenda vendit dhe tek vendet fqinje.
Janë shumë probleme që e pengojnë eliminimin e këtij fenomeni në vend, por përpjekjet nuk kanë munguar. Përveç institucioneve shtetërore rol në shmangien e këtij problemi luajnë të gjithë aktorët e shoqërisë. Së fundmi disa nxënës të një gjimnazi në Tiranë kane realizuar një video me të cilën përpiqen të tregojnë realitetin e trishtë, si dhe për të sensibilizuar moshatarët e tyre dhe shoqërinë.
Këtë video e kanë realizuar vullnetarisht, djemte e vajzat e shkolles se mesme “Petro Nini Luarasi” për te ndergjegjësuar moshatarët e tyre kundër përdhunimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
https://www.facebook.com/GADCAlbania/videos/1538272512927074/
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.