TIRANA, QYTETI MES HISTORISË DHE MODERNIZIMIT QIELLGËRVISHTËS
30/01/2023 Shpërndaje

TIRANA, QYTETI MES HISTORISË DHE MODERNIZIMIT QIELLGËRVISHTËS

Tirana ofron një miksim kohësh arkitekturore; me ndërtesat italiane të projektuara dhe të ndërtuara në vitet 1939, me objekte të tjera si institucione të ndërtuara gjatë regjimit komunist dhe së fundmi ndërtesa shumëkatëshe me një arkitekturë moderne të vendeve të zhvilluara.

Në kryeqendrën e Shqipërisë mund t’i gjesh të gjitha tipologjitë arkitekturore dhe urbanistike. Ndërthurja mes të kaluarës dhe modernes vjen si një mozaik interesant por dhe i kontestuar midis planeve të miratuara, zhvillimit të nevojshëm të një qytetit evropian si dhe fanatizmit për të ruajtur të paprekur të kaluarën si ish repartet ushtarake, shtëpitë e ulëta tiranase me qerpiçë apo institucionet që vijojnë të jenë efektive dhe të shfrytëzueshme në administratën aktuale.

Në Tiranë identifikon lehtësisht pallatet e banimit, të ndërtuara me parafabrikat gjatë kohës së komunizmit nga aksionet vullnetare si dhe ndërtesa të njohura dhe të rëndësishme në Tiranë që sot janë funksionale si Pallati i Kulturës, Pallati i Kongreseve, ndërtesa e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë dhe ajo e seancave parlamentare, Galeria Kombëtare e Arteve, Piramida, Muzeu Historik Kombëtar, ish-Kinostudio “Shqipëria e Re” dhe Tirana International Hotel.

Përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”,  mbizotërojnë ideologjisë komuniste, që sot janë ndërtesa unike dhe të njohura si institucionet kryesore shtetërore. Pallati i Kongreseve që përfundoi së ndërtuar në vitin 1986, vlerësohet të jetë ndërtuar si simbol i ideologjisë komuniste dhe shprehje e fuqisë së regjimit të kohës.

Në mesin e ndërtesave të regjimit komunist, spikat edhe ish-Kinostudio “Shqipëria e Re”, që si kompleks u projektua nga një grup arkitektësh sovjetikë dhe u ndërtua nga specialistët shqiptarë në vitet 1950-1952.

Por krahas objekteve që pavarësisht kontestimeve, mbeten historike dhe është e kaluara e vendit, Tirana sot si kryeqendër e vendit është dhe Europiane në arkitekturën e saj. Tirana vazhdon të jetë një kantier ndërtimi, ku vijon projektimi  e ndërtimi edhe i objekteve shumëkatëshe me arkitekturë të veçantë duke krijuar modelin e një qyteti modern qiellgërvishtës.

 Pavarësisht kontestimeve për të ruajtur objektet historike qytetase, të tjerë qytetarë mendojnë se këto objekte i duhen Tiranës të së ardhmes në përputhje me lëvizjet demografike, zhvillimin e qytetit dhe aktiviteteve tregtare.

Janë mbi 200 objekte banimi dhe tregtare që janë duke u ndërtuar në Tiranën moderne që shumica I ngjan atyre qiellgërvishtës.

Për të “rijetëzuar” pallatet gri te çimentuara parafabrikat, projektet e bashkisë me artet murale i shndërruan ato në objekte shumëngjyrëshe me fasada artistike duke i bërë kështu me bashkëkohor dhe duke i afruar me frymën e re te modernizmit. Duket se ndërtimi dhe projektimi janë duke hedhur hapa te mëdha duke e kthyer kryeqytetin ne një vend ku kullat e qiellgërvishtëset shumëkatëshe do te jene një nga simbolet e vendit tone ne te ardhmen.

Shpesh kullat shërbejnë si mjete orientimi dhe me siguri në vitet në vijim do të kthehen në një normalitet që syri do të na e shikoje ngado.

“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.