“Ti ke lindur me ideale dhe ëndrra”
Marigona Përvetica vajza me trup të vogël dhe zemër të madhe nga Podujeva, përcjell pozitivietet në çdo fjalë që shkruan. Gjatë një intervistë për pozitivi.org disa kohë më parë Marigona ndërsa ka folur për jetën e saj, thekson shprehjen që e ka motivuar t’i bëjë ballë çdo vështirësie në jetë: “Njeriun e karakterizon zemra jo trupi”. Ka lindur me nanizëm por asgjë s’e ka ndalur të realizojë ëndrrat dhe të jetë e suksesshme.
Sot me anë të një postimi reflekton dashurinë dhe respektin që ka për ëndrrat, jetën dhe veten e saj. “Ti ke lindur me potencial. Ke lindur me mirësi dhe besim. Ke lindur me ideale dhe ëndrra. Ke lindur me madhështi. Ke lindur me krahë. Ti nuk ke lindur për t’u hequr zvarrë, kështu që mos u zvarrit. Ke krahë. Mëso t’i përdorësh dhe fluturo”, shkruan Marigona krahas fotos së saj.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.


