Të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues, rrjeti “Zëri i të Rinjve” harton planin e punës për vitin 2020
Asambleja e Përgjithshme e Rrjetit të Organizatave “Zëri i të Rinjve” realizoi takimin e radhës, të fundit për vitin 2019, ku u diskutua mbi ecurinë e punëve të Rrjetit të Organizatave “Zëri i të Rinjve”, dhe mbi vazhdimësinë për vitin 2020.
Përgjatë takimit të Asamblesë u diskutua në lidhje me draft-planin e punës së rrjetit për vitin 2020, që konsiston në shtyllat/ programet e mëposhtme:
• Zgjerimi në Bashki të reja, dhe puna në disa prej bashkive
në të cilat rrjeti është zgjeruar (në total janë 15 bashki: Shkodër,
Roskovec, Belsh, Korçë, Pogradec, Tiranë, Durrës, Fier, Maliq, Krujë, Dibër,
Lezhë, Përmet, Urë Vajgurore, Shijak). Si dhe monitorimi i angazhimeve të
Bashkive për çështjet rinore.
• Ditët Ndërkombëtare 2020
• Zgjerimi i kapaciteteve (trajnimet për rrjetin)
• Platforma mediatike
• Platforma online
Anëtarët e Rrjetit “Zëri i të Rinjve” angazhohen në ndërmarrjen e nismave për respektimin e të Drejtave të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues për të siguruar të rinjve dhe të rejave një jetë me mirëqenie të plotë mendore, fizike dhe sociale.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.




