Të bësh sukses në botë, biznesmeni shqiptar fiton çmim të rëndësishëm në Suedi
Biznesmeni shqiptar Halim Hoti në vitin 2006, ka filluar me një veprimtari ndërtimi, duke hapur biznesin e tij në Suedi. Sot Hoti ka 4 ndërrmarrje të ndryshme si Firmë Ndërtimi; Firmë të banesave me qera; Firmë të makinave të vjetra dhe Firmë Import & Export, në Dubai. Pas shumë sakrificave ka mundur të bëhet një biznesmen me emër dhe në Suedi, madje është nderuar dhe me çmime të ndryshme.
Së fundmi, kompania Systemputs M.B.T. AB e cila drejtohet nga Halim Hoti dhe vajza e tij, Erona janë fitues të çmimit të këtij viti si “Ndërtuesi i Ri në Halland të Suedisë”. Edhe pse Hoti tashmë është një biznesmen i suksesshëm, vendin e tij nuk e ka lënë pas. Herë pas here me përkushtim të madh përpiqet të ndihmojnë dhe mbështesë njerëzit që janë të varfër apo të sëmurë. Hoti ka lindur në 1965, në Fshatin Carrallukë, të komunës së Malishevës. Studimet e larta i ka përfunduar në Ferizaj, për drejtim të makinerisë, e sot një biznesmen i suksesshëm. Lajmin për këtë çmim e ka bërë të ditur “RRBSH Suedi – Albanska Affärsnätverket Sverige.
“Nënkryetari i RRBSHS, z.Halim Hoti, FITUES i çmimit të vitit në regjionin e Hallandit, Suedi.
Kompania Systemputs M.B.T. AB (me veprimtari në ndërtimin, shërbimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave) me drejtor Halim Hoti dhe vajzën Erona janë FITUES të çmimit të këtij viti për çmimin e Ndërtuesi i Ri në Halland, që me burime shumë të vogla dhe punë të vështirë arriti të krijojë një kompani fitimprurëse. Përveç drejtimit të një kompanie fitimprurëse dhe të suksesshme, ato me zemër të madhe janë në vendin e tyre, ku me përkushtim të madh përpiqen të ndihmojnë dhe mbështesin njerëzit që janë shumë të varfër apo të sëmurë”, shkruhet në faqen e RRBSHS.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
