16-vjeçari nga Shqipëria befason trajnerët sllovenë, ka 1 ëndërr të madhe
25/10/2017 Shpërndaje

16-vjeçari nga Shqipëria befason trajnerët sllovenë, ka 1 ëndërr të madhe

Shumë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova që jetojnë jashtë vendit na kanë nderuar me punën dhe talentin e tyre. Këtë herë bëhet fjalë për një talent në fushën e futbollit dhe ai është Leon Gjergji, 16-vjeç nga Kabashi i Vitisë në Kosovë. 16 vjeçari  që në moshën 7 vjeçare ka jetuar në Slloveni. Ka një pasion të madh për futbollin, e këtë e ka teguar duke marrë pjesë në ndeshje në vendin ku jeton dhe realisht ka dhënë performanca mjaft të mira.

I riu ka mahnitur trajnerët sllovenë në futboll të cilët janë të bindur që është një talent i madh në këtë fushë. Leoni, thotë se ka gjetur Slloveninë për t’u ndërtuar si futbollist, por ëndërron që të ardhmën të përfaqësojë Kosovën, vendlindjen e tij në rezultate. Në një intervistë për Plus Tv, Leon është shprehur se edhe pse është në hapat e parë të fillimit në këtë karrierë, dëshira e tij më e madhe është që të luajë për vendlindjen, pra Kosovën.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.