Sulmuesi i talentuar shqiptar firmos kontratën me Serinë A
Një ndër lojtarët më të talentuar shqiptar që ka qenë kryefjalë e medieve kohët e fundit është Brijan Ibrahimi.
Sulmuesi i kombëtares U-17 të Shqipërisë ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u bërë zyrtarisht pjesë e Serisë A.
16-vjeçari shqiptar, ka luajtur me Italinë deri në moshën 17 vjeç 8 ndeshje në total si dhe ka shënuar 4 gola, ndërsa tashmë i ka ardhur mundësia e artë dhe nuk ka ndërmend aspak që ta çojë dëm.
Ibrahimi është bere pjesë e Kievos, pasi ka firmosur kontratën me këtë ekip në praninë e menaxherit të tij. Futbollistët e talentuar shqiptar janë spikatur jo pak herë nga skuadrat e huaja, e kjo falë punës dhe vullnetit që kanë për të dhënë maksimumin në fushë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
