Studiuesit paralajmërojnë sa e rrezikshme është ushqyerja e kafshëve me mish të gjallë
12/01/2018 Shpërndaje

Studiuesit paralajmërojnë sa e rrezikshme është ushqyerja e kafshëve me mish të gjallë

Trendi për të ushqyer qentë dhe macet me mish të gjallë është kritikuar nga shkencëtarët, të cilët thonë se përmban baktere dhe parazitë që mund të paraqesin rreziqe për kafshët shtëpiake dhe pronarët e tyre.

Trendi i fundit është se kafshët ushqehen me produkte si mishi, eshtrat etj, të cilat mund të blihen të ngrira dhe më pas të shkrihen para se të ushqehet qeni ose macja. Këto janë quajtur dieta “natyrale” që shmangin disa probleme dhe mund të ndihmojnë në trajtimin e çështjeve si problemet e lëkurës dhe alergjitë, tek qentë.

Studiuesit e kanë hedhur poshtë këtë trend, pasi nuk ka prova të përfitimeve të tilla shëndetësore dhe se dieta me mish të papërpunuar mund të shkaktojnë lëndime dentare dhe probleme të rritjes së kafshëve shtëpiake.

Disa studiues nga Universiteti i Utrecht në Holandw analizuan mostra me 35 produkte mishi, në tetë supermarkete ku më shumë se gjysma e pronarëve marrin ushqim për kafshët e tyre. Pas shkrirjes së mishit, shkencëtarët vunë re dy lloje të parazitëve: speciet e Sarcocystis dhe Toxoplasma gondii, një parazit që, përbën rrezik edhe për foshnjat, si dhe një sërë rreziqesh të tjera edhe për njerëzit që qëndrojnë pranë kafshëve, shkruan pozitivi.org.

Njëri prej tyre shtoi se studimi ishte i rëndësishëm pasi tregonte se blerja e produkteve komerciale dhe të ngrira në vend të përdorimit të ushqimit të përgatitur nga shtëpia, nuk shmangin rreziqet e patogjenëve. “Më shqetësuese nga pikëpamja jonë e shëndetit publik është se ata po gjejnë baktere rezistente ndaj shumë ilaçeve te ushqimi”, tha ai.

Nëse ju blini mish nga një supermarket ka të ngjarë të merrni baktere, ndaj duhet të keni kujdes me mënyrën si ushqeni kafshët. /pozitivi/

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.