Studimi: Konsumi i çajit sjell tru më të shëndetshëm
Një studim i ri zbulon se pirja e rregullt e çajit organizon më mirë trurin, i cili është i shoqëruar me funksion njohës më të shëndetshëm, krahasuar me pijet e tjera.
Për studimin, ekipi i hulumtimit rekrutoi 36 të rritur të moshës 60 vjeç e lart dhe mblodhi të dhëna për shëndetin, stilin e jetës dhe mirëqenien e tyre psikologjike. Pjesëmarrësit gjithashtu iu nënshtruan testeve neuropsikologjike dhe imazhit të rezonancës magnetike (MRI). Studimi u krye nga 2015 deri në 2018.
Pas analizimit të rezultateve njohëse të pjesëmarrësve dhe imazheve, ekipi i hulumtimit zbuloi se individët që konsumonin ose çaj jeshil ose çaj të zi të paktën katër herë në javë për rreth 25 vjet kishin rajone të trurit që ishin të ndërlidhura në një mënyrë më efikase.
“Merrni si shembull analogjinë e trafikut rrugor, konsiderojini rajonet e trurit si destinacione, ndërsa lidhjet midis rajoneve të trurit janë rrugë. Kur një sistem rrugor është i organizuar më mirë, lëvizja e automjeteve dhe udhëtarëve është më efikas dhe përdor më pak burime. Në mënyrë të ngjashme, kur lidhjet midis rajoneve të trurit janë më të strukturuara, përpunimi i informacionit mund të kryhet në mënyrë më efikase”, shpjegoi profesor Feng Lei nga Universiteti Kombëtar i Singaporit.
“Rezultatet tona ofrojnë provën e parë të kontributit pozitiv të pirjes së çajit në strukturën e trurit, dhe sugjerojnë që pirja e çajit rregullisht ka një efekt mbrojtës kundër rënies së sistemit së trurit të lidhur me moshën”, shtoi ai.
Studimet e kaluara kanë demonstruar se pirja e çajit është e dobishme për shëndetin e njeriut, dhe efektet pozitive përfshijnë përmirësimin e humorit dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Në fakt, rezultatet e një studimi gjatësor të vitit 2017 të udhëhequr nga Feng ekzaminuan shëndetin konjitiv të 957 të moshuarve kinezë dhe zbuluan se konsumimi i përditshëm i çajit shoqërohej me një rrezik të ulur 50% të rënies njohëse te personat e moshuar – dhe për disa pacientë që ishin gjenetikisht në rreziku i Alzheimerit, pati një ulje të rrezikut prej 86%.
Për më tepër, një studim i vitit 2004 nga Universiteti i Neëcastle gjithashtu lidhi konsumin e çajit jeshil dhe të zi me rreziqet e zvogëluara të çmendurisë.
“Bazuar në njohuritë aktuale, ky përfitim afatgjatë i konsumit të çajit është për shkak të komponimeve bioaktive në gjethet e çajit, të tilla si katekina, dhe L-theanina etj. Këto komponime shfaqin potencial anti-inflamator dhe antioksidues dhe veti të tjera bioaktive që mund të mbrojnë trurin nga dëmtimet vaskulare dhe nga rigjenerimi i nervave”.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
