Studim: Ndihma e dhënë në para përmirëson shëndetin dhe nxit ndjekjen e shkollës
18/11/2017 Shpërndaje

Studim: Ndihma e dhënë në para përmirëson shëndetin dhe nxit ndjekjen e shkollës

Ndihma e dhënë për tjerët në formën e parave mund të përmirësojë shëndetin dhe të rrisë pjesëmarrjen në shkollë, thuhet në një studim. Kjo është provuar tashmë. Në Downing Stree, pretendohet se 300 milionë të ardhura ishin shpenzuar për të reduktuar varfërinë në Pakistan. Fotot e fshatarëve që radhiten për të tërhequr paratë në periferi të Peshavarit u botuan nga gazetat e huaja.

Avokatët thonë se programet e transferimit të parave bëjnë të mundur që marrësit t’i përdorim më mirë, me një shkallë të lartë dinjiteti. Paraja pranohet drejtpërsëdrejti, ose arrihet me një kartë me anë të transferimit në një telefon cellular, shkruan pozitivi.org. Studiuesit arritën në përfundimin se, ndonëse transferimet e parave drejtpërsëdrejti nuk ndikojnë në përdorimin e shërbimeve shëndetësore, ato mund të përmirësojnë disa rezultate shëndetësore.

U zbulua se një transfertë e parave zvogëlon shanset për t’u sëmurë me rreth 27%. Një studim, i botuar nga OJQ Cochrane, gjithashtu zbuloi se transferimet e parave në mënyrë të drejtpërdrejtë mund të përsmirësonin shpenzimet për kujdes shëndetësor, sigurinë ushqimore dhe diversitetin dietik. Paratë e transferuara përbëjnë 6% të shpenzimeve për bamirësi. Megjithatë, gjithnjë e më shumë, qeveritë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme po përdorin programe të tilla për të ulur varfërinë.

Frika se paratë mund të keqpërdoren nga donacionet, është një temë e nxehtë. John McArthur, një anëtar i lartë i Institutit Brookings në Uashington, tha se nëse transferimet e parave janë futur nga qeveritë në vendet ku kostoja do të jetë më pak se 1% e PBB-së, kjo do të bënte të mundur që 66 vende të përballonin një politikë e tillë, shkruan pozitivi.org. Ai pretendoi se një qasje e tillë mund t’i japë fund varfërisë ekstreme për 185 milionë njerëz, duke përfshirë rreth 100 milionë në Indi, 17 milionë në Indonezi dhe 9 milion në Brazil.

Ndërmjet viteve 2011 dhe 2015, ndihma në Mbretërinë e Bashkuar në formë të transfertave të parave ndihmoi 8.9 milionë njerëz të varfër në botë. Më shumë se gjysma e tyre vajza dhe gra i përdorën për gjëra të domosdoshme si ushqimi, uji, veshmbathja, arsimi dhe kujdesi shëndetësor. Ndikimet pozitive të transfertave të parave të cilat mund të përdoren për të ushqyer familjet që jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë, u njohën nga Komisioni i Pavarur për Ndihmë vitin e kaluar.

Një këshilltar humanitar ka thënë se njerëzit i përdorin paratë e dhuruara për të blerë ushqim, për të paguar shpenzimet mjekësore apo tarifat e shkollës për fëmijët e tyre. “Kjo nxit ekonominë lokale, i jep njerëzve të drejtën të zgjedhin sit ë ndihmojnë familjen e tyre, si dhe të shpenzojmë paratë në mënyrë efektive.”

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.