Studim i adhurueshëm, dhitë duan t’ju shohin të buzëqeshur
Lërini mënjanë qentë, dhitë mund të jenë miku më i mirë i njeriut, thotë një studimi i ri.
Një ekip kërkimor nga Royal Society Open Science ka zbuluar se dhitë mund të njohin emocionet njerëzore përmes fytyrës dhe ata vazhdimisht preferojnë fytyrat e lumtura ndaj atyre të trishtuara.
Shkencëtarët vënë 20 dhi në një stallë që ishte mbushur me fotografi të njerëzve me fytyra të lumtura dhe njerëz me fytyra të trishtuara ose të zemëruara. Përfundimisht, dhitë kaluan më shumë kohë duke parë, duke nuhatur, imazhet e lumtura.
Studiuesit nxorrën gjykime bazuar në besimin se dhitë janë zbutur së bashku me njerëzit për mijëra vjet, ndaj kafshët kanë zhvilluar një ndjeshmëri të rritur ndaj emocioneve njerëzore.
Ekipi hulumtues beson se ky studim sugjeron që kafshët e tjera të zbutura ka të ngjarë të tregojnë perceptimin e valencës emocionale edhe tek njerëzit, diçka që konsiderohet të jetë e kufizuar në mesin e kafshëve që punojnë.
Studimi është përshëndetur si një hap i mrekullueshëm drejt një marrëdhënieje më të mirë me kafshët e punës dhe se më shumë të drejta mund t’u ofrohen atyre nëse mund t’i kuptojmë plotësisht nivelet e ndërveprimit midis nesh.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
