Studenti autik thyen heshtjen, mban fjalimin frymëzues në ceremoninë e diplomimit
15/06/2018 Shpërndaje

Studenti autik thyen heshtjen, mban fjalimin frymëzues në ceremoninë e diplomimit

Turma u befasua kur Sef Scott u ngjit në podium gjatë ceremonisë së diplomimit të shkollës së mesme javën e kaluar. Për shkak se adoleshenti është me autizëm dhe çrregullim të komunikimit shoqëror, ai flet rrallë.

Në fillim kur vazhdoi të mbante një fjalim të fuqishëm që ishte krejt i papritur për të gjithë, studentët dhe spektatorët ishin të frikësuar.

Sef thotë se ishte frymëzuar të mbante këtë fjalim nga vëllai i tij, i cili i ka mbijetuar tumorit në tru sakaq është folës publik bamirësie. Për javë të tëra, Sef punoi me anëtarët e familjes për të përsosur çdo fjali të fjalimit, në mënyrë që të mund të befasonte kolegët e tij.

Në fjalimin, Sef inkurajon bashkudhëtarët e Shkollës së Lartë Plano të ndjekin shembullin e tij dhe të bëjnë gjera të papritura qofshin këto gjëra të vogla, duke i dhënë një dhuratë një të huaji, ose duke bërë gjëra më të mëdha, si ndryshimi i gjithë rrjedhës së jetës tuaj.

Në fund të fjalimit, spektatorët e stadiumit të futbollit të Frisco, disa prej të cilëve ishin të lotuar, e duartrokitën fortë dhe brohorisnin pa u ndalur.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.