Sot bllokohet sheshi “Skënderbej”, organizatat joqeveritare ngrihen në “këmbë”: Stop dhunës
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” rreth orës 18:00 do të mblidhen në protestë një grup organizatash joqeveritare, kundër dhunës në famije e vrasjes, konkretisht ndaj grave, duke marrë shkas nga vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi.
Ky manifestim kërkon t’i bëjë thirrje të gjithë shoqërisë t’i thotë stop dhunës ndaj grave, kësaj plage që shkatërron familje e kërcënon gjithë shoqërinë. T’u tregojnë vajzave dhe grave që dhunohen, familjarëve të viktimave të dhunës se nuk janë vetëm.
Ky manifestim është thirrje ndaj djemve, baballarëve, vëllezërve, miqve, kolegëve të mos lejojnë askënd të ngrejë dorë mbi femrat, e qytetarëve të mos jenë indiferentë. Ky manifestim është mesazh kundrejt policëve, prokurorëve, gjykatësve të tregojnë zero tolerancë për ndaj dhunës.
Kërkesë institucioneve publike të vënë në dispozicion, çdo gjë për t’u dhënë grave, viktima të dhunës një shans për një jetë me dinjitet, pa frikë dhe të lira.
Bashkë-organizatorët e manifestimit janë: Shoqata e grave “Reeksione”, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, Instituti për Kontratën Shoqërore, Qendra e Nismave Ligjore Qytetare, Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri – AWEN, Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Qendra e Këshillimit për Burra e Djem, Aleanca kundër Diskriminimit të LGBTI, Forumi i Pavarur i Grave të Shqipërisë, Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të ardhmen”, Strehëza për Gra e Vajza të dhunuara Tiranë, Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YËCA, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural (ARDN).
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
