E reja i mbijetoi kancerit 2 herë kur ishte fëmijë, vendimi që merr sot mrekullon të gjithë
11/10/2017 Shpërndaje

E reja i mbijetoi kancerit 2 herë kur ishte fëmijë, vendimi që merr sot mrekullon të gjithë

Jeta me kalimin e viteve i mori një tjetër rrjedhë. Një 24 vjeçare nga Gjeorgjia, ka filluar punë si infermiere në të njëjtin spital ku është trajtuar dy herë për kancer kur ishte fëmijë. Historinë e saj e ka përdorur për t’ju dhënë shpresë dhe motivim të tjerëve. Ajo ia doli t’i shpëtojë 2 herë kancerit në moshë të vogël, falë vullnetit dhe mbështetjes që ka pasur nga njerëzit përreth, e sot ka vendosur të mbështesë pacientët e spitalit ashtu siç bënë me të dikur.

Vetëm dy javë pasi Montana Brown filloi të punonte në Qendrën e Shëndetit të Fëmijëve me Kancer dhe Sëmundje Gjaku, në Atlanta tha se tashmë puna “është gjëja për të cilën do të interesohet më shumë”. “Është kaq bukur të jem në vendin ku unë u trajtova, të kem një ndikim të madh mbi fëmijët dhe të jem frymëzim për ta “, tha 24 vjeçarja.

Në moshën dy vjeçare Montana, u diagnostikua me rabdomiosarkome, një lloj i rrallë i kancerit që prek indin lidhës. Iu nënshtrua kimioterapisë për një vit dhe në moshën 13 vjeçare arriti ta mposhtë. Fatkeqësisht lufta me kancerin nuk mbaron këtu për Brown. Në moshën 15 vjeçare, ajo u diagnostikua përsëri me të njëjtin kancer dhe iu desh t’i nënshtrohej kimioterapisë edhe për një vit.

Vajza tregon se ishte tepër e vështirë, sepse familja e saj u zhvendos dhe ajo duhej të frekuentonte një shkollë të re po ashtu do ndalonte së ndjekuri një nga pasionet e saj. Por gjatë asaj kohe të vështirë, Brown tha se i kujtohet se sa të mëshirshme ishin infermieret në Qendrën e Kancerit Aflac. Dëshira për t’u bërë infermiere i lindi menjëherë pas trajtimit të saj të dytë. Ajo shprehet se donte të kujdesej dhe të ngushëllënte të tjerët në nevojë, në të njëjtën mënyrë siç bënë infermieret me të kur ajo ishte në spital.

“E dija që dëshiroja të ndihmoja njerëzit dhe e dija se duhet ta përdorja historinë time për të ndihmuar të tjerët dhe për t’u dhënë atyre shpresë dhe frymëzim. Sa më shumë që mendoja për këtë, e dija se  infermieria onkologjike pediatrike do të ishte fusha më e mirë për mua.” Ajo mori diplomën në infermieri nga Universiteti Augusta vitin e kaluar.

Caroline Rooke, drejtuese e infermierëve të hematologjisë dhe onkologjisë në Qendrën e Kancerit të Aflac, tha se përvoja e Brownit në luftën me kancerin e bën atë një pjesë të veçantë të ekipit, sakaq shton se ka motivuar qindra pacientë në spital.

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.