Si të përmirësoni imazhin e trupit
Përqendrimi i kulturës në pamjen fizike dhe marketingu lidhur me bukurinë, është duke na goditur çdo ditë, dhe kjo sjell vështirësi në mbajtjen e një imazhi të shëndetshëm të trupit. Gjithkush e ka provuar. Një vështrim i shpejtë në pasqyrë mund të shndërrohet në një sesion të zgjatur trishtimi. Përveçse ju bën të tmerroheni, kur shikoheni si dukeni, përdorni kohë dhe energji, të cilën mund ta përdorni për diçka të mirë e të vlefshme. Disa biseda me veten mund t’u ndihmojnë të lini pas gjendjen e keqe të krijuar përmes imazhit dhe të jeni të gatshëm për t’u përballur me botën.
Trupi im mund të bëjë shumë gjëra. Është e lehtë ta marrësh këtë mesazh nga kultura jone se gjëja më e rëndësishme që duhet të jetë trupi, është të duket sexy. Përveç kësaj, për të na bërë të obsesionuar me produktin më të ri të bukurisë, ky mesazh të zhvendos nga fakti se trupat tanë kanë gjëra shumë më të rëndësishme për të bërë, sesa të duken mirë. Trupat janë për të bërë gjëra. Ata na lëvizin përreth në botë. Ato na ndihmojnë të komunikojmë dhe të krijojmë. Edhe nëse hasni dhimbje, trupi ju jep dhurata çdo ditë. Krahët shërbejnë të përqafoni dikë të dashur. Sytë shohin gjithçka që iu rrethon, çdo ngjyrë. Në vend që të shqetësoheni nëse jeni të bukur, mendoni për atë që mund të bëni me trupin.
Unë do ta trajtoj trupin tim me dashamirësi dhe respekt. Unë dëshiroj që ne të gjithë mund t’i duam trupat çdo moment të çdo dite, por kjo nuk ndodh me shumicën. Ndërsa turpi i trupit tenton të bëjë zgjedhje jo të shëndosha, duke menduar për trupin me respekt, mund t’ju ndihmojë të kujdeseni më mirë për të. Në fund të fundit, është e vështirë të kujdesesh mirë për gjërat që nuk i respekton.
Unë jam më shumë se një pasqyrë. Ne kurrë s’do të jetojmë në një botë ku atraktiviteti fizik nuk do kete rëndësi. Por në të vërtetë nuk ka nevojë t’i kushtoni vemendje kaq shumë. Bëjeni pushim në Instagram, largohuni nga pasqyra dhe kujtohuni për të gjitha pikat e forta që nuk kanë të bëjnë me mënyrën se si dukeni. Vështrimi juaj është i veçantë. Ajo që bëni me jetën tuaj është ngjarja kryesore këshillon Renee Engeln.
Unë do ta bëj botën më të ndritshme për dikë tjetër sot. Prisni! Çfarë lidhje ka kjo me trupin tuaj? Më shumë sesa mund ta kuptosh. Një nga mënyrat më të mira për të dalë nga kokat tona kur ndihemi me moral të rënë është ta kthejmë vëmendjen tek të tjerët. Veprimet mirëdashese për të tjerët mund të përmirësojnë humorin. Kjo është një mëyrë e mirë për t’u kujtuar se ajo që bëni ka më shumë rëndësi sesa si dukeni.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
