Si të merreni vesh me një bashkëpunëtor që nuk ju pëlqen
09/12/2017 Shpërndaje

Si të merreni vesh me një bashkëpunëtor që nuk ju pëlqen

Dashuri ose urrejtje? Bashkëpunimi me kolgët është një çelës suksesi që mund t’ju ndihmojnë shumë në rritjen tuaj profesionale. Një marrëdhënie e tendosur me një nga kolegët tuaj mund të shkaktojë stres të panevojshëm, si në zyrë dhe në jetën tuaj personale. Nëse ti dhe kolegu thjesht nuk shiheni dot sy në sy, nuk ka asnjë mënyrë që t’ju  kthejë nga armiq të pavdekshëm në miq të mirë (BFF). Por mund të ketë një mënyrë si mund të bashkëjetoni.

Ju duhet të kuptoni tensionin midis bashkëpunëtorit tuaj dhe vetes, në këtë mënyrë do jeni gjendje ta zgjidhni situatën. Mësoni si të keni marrëdhënie të mira me bashkëpunëtorët tuaj. Do të ishte e lehtë t’u besosh më shumë njerëzve, por kjo është e vështirë. Një komponent kritik i besimit është rehatia dhe siguria, të cilat nuk mund të prodhohen ose përshpejtohen. Ne të gjithë e dime se ata njerëz që përpiqen të bëhen shok të ngushtë shumë shpejt nuk besojmë në ato miqësi. Pra, mos bëni sikur besoni te dikush që realisht nuk keni keni besim. Por mund të vendosni një shembull çfarë doni nga një bashkëpunëtor. Nëse dëshironi kolegë të besueshëm, duhet të jeni vetë i besueshëm dhe do  t’ja dilni.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.