Shqiptarja në pilotimini Italian, por që ka frikë ti jap makinës
Ajo është menaxhere dhe biznesmene e suksesshëm në Tiranë, por prej një viti Nabjana Shabani po sfidon veten me pasionin për pilotimin në vendin, fqinjë Itali. Për pozitivi.org ajo na zbulon më shumë për shkollën e pilotimit. Nabjana ndau me lexuesit dhe ‘frikën’ si një shofere makine, por ajo ka kurajon të drejtoj në qiellin e kaltër.
Nabjana me një shpirt eksplorues për shumë vende të botës ke ndërmarrë një tjetër aventurë atë pilotimit, si të lindi kjo dëshirë?
– Gjithmonë më kanë pelqyer fluturimet dhe udhetimet me avion. Të qënit lart në qiell më jep shumë ndjesi lirie dhe kënaqësie të cilen nuk e gjej nga asgjë tjetër. Besoj kjo është ajo që në thelb më ka shtyrë të mësoj si ta pilotoj vete nje avion.
Mund të themi je vajza e parë në Shqipëri si pilote, si ndihesh për këtë?
Kam marr pafund mesazhe nga shumë vajza, të njohura dhe të panjohura, të cilat më shkruanin se si i kisha frymëzuar që edhe ato të ndjekin ëndrrat e tyre, sado të vështira ato mund të duken për momentin. Për mua kjo është arritja ime më e madhe, të mund të jem një model i mirë për femrat shqiptare e ti frymëzoj ato duke u treguar se cdo gjë është e mundur.
Pse vendose të ndryshosh profesion nga fusha e biznesit në pilote?
Une jam ende dhe do jem gjithnjë në fushën e biznesit pasi shkollimi dhe profesioni im janë të menaxhoj biznese. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndjek edhe një pasion timin, ndoshta pak vonë tani, por më mirë vonë se kurrë.
Ajo që tingëllon e çuditshme është se ti makinës nuk i jep, dhe po merr leksione pilotimi, të duket më e sigurtë hapesira qiellore?
– E di qe duket e pabesueshme por mua makina me duket teper e rrezikshme, nuk mendoj se jam e prere për ti dhënë makinës pasi e kam me frikë dhe nuk mendoj se jam e zonja ta bëj. Mendoj se arsyeja kryesore është që dhënia e makinës më shkakton stres dhe aspak kënaqësi. Ndërkohë që pilotimi më jep siguri të plotë dhe mbi të gjitha adrenaline. Në qiell varesh nga shumë pak faktore të jashtëm dhe më së shumti nga aftësitë e tua, ndërkohë që në tokë sic e kemi vënë re, shoferët i bëjnë vet rregullat në shumë raste dhe kjo mendoj se është e rrezikshme pasi nuk varet më nga unë siguria ime dhe e pasagjerëve të mi.
Si e kanë pritur familja jote?
– Fillimisht kanë qënë skeptike dhe nuk e kanë marr seriozisht si dëshirë. Por tani që po e ndjek dhe ata janë më në brendësi, më kanë mbështetur shumë.
Cilat janë karakteristikat që duhet të ketë një pilot?
– Jam ende shumë larg të qenit një pilote me eksperiencen e duhur për tu përgjigjur sic duhet, por mund të them se duhet të dije të ruaje qetësinë në cdo situatë, të ketë vullnet dhe pasion pasi nuk është një rrugëtim i lehtë, disipline dhe stomak të hekurt.
Ke një vit që ke nisur leksionet si pilote mendon që je gati për një adrenalinë mbi re?
– Kam ende disa ore fluturime solo për të bërë, pra vetëm unë edhe avioni. Mendoj se jam gati për adrenalinen që të jep solo dhe dyshoj të ketë dicka që të me japi emocione më të forta se kjo.
#tirana traffic #tirana #Shqiperi
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
