Dashuri pa kushte deri në shkallën e fundit
Shpesh kemi dëgjuar rrëfime të personazhëve të ndryshëm çift, qofshin ato të ekraneve apo njerëz të thjeshtë të jetës së përditshme, të thonë se e jona është dashuri e vërtetë, pa kushte. Ndërsa unë dashuri të vërtetë quaj këtë të dy të moshuarve në video.
Mbrëmja kishte rënë, ndërsa dy të moshuarit mbi të 70-at, pasi kishin bërë shëtitjen e darkës po ktheheshin në shtëpi, te ish-stacioni i trenit. Zonja ishte më e mbajtur, ndërsa zotëria qëndronte në paterica të bashkuara. Edhe pse në duar mbante qese, ajo u kujdes që i shoqi t’i zbriste shkallët një nga një nën kujdesin e saj.
Të rinjtë përreth ngjisnin shkallët sa hap e mbyll sytë, kurse ato i zbritën me delikatëse dhe kujdes të veçantë për njëri-tjetrin. Ja pra kjo është dashuria. E di që fuqitë të kanë shteruar, që s’je më i ri dhe i aftë të bësh shumë gjëra që ke bërë në moshë më të re, as të zbresësh shkallët pa u mbajtur diku, por di që ke një shpatull ku mbështetesh deri në ditët e fundit. Kjo mbrëmje të lë një shije tjetër duke parë këtë panoramë që përcjell kaq shumë dashuri…
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
